MЁNYRA E ABDESIT

 
Nėna e porosit tė birin PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Valdet Kamberi   
e martė. 01 maj 2012
 Unë të kam edukuar e të kam mësuar si të ballafaqohesh me jetën, dhe si të mos më mësosh sot çka duhet dhe çka nuk duhet?!




Biri im i dashur, një ditë prej ditëve do të më shohësh të plakur, jetë e logjikshme në mendjen time!
Të lutem, më jep pak kohë dhe pak durim që të më kuptosh, kur dora ime dridhet dhe më bjen ushqimi në gjoks, kur nuk mund të mbathi rrobat e mia - zbukurohu me durim ndaj meje!
Kujtoji vitet që kanë kaluar, kur unë të mësoja ta bësh atë që unë nuk do të mundem ta bëj dot!
Nëse nuk dukem elegante dhe s’më vjen erë e këndshme, mos më qorto!!!
Kujtoji ditët e vegjëlisë kur përpiqesha disa herë të të bëj elegant dhe me erë të këndshme.
Mos qesh me mua nëse sheh injorancën dhe moskuptimin tim në çështjet e kohës tënde.
Por, ti bëhu syri dhe mendja ime ta arrijë atë që më ka ikur.
Unë të kam edukuar e të kam mësuar si të ballafaqohesh me jetën, dhe si të mos më mësosh sot çka duhet dhe çka nuk duhet?!


Mos u mërzit nga dobësia e kujtesës sime, fjalëve të ngadalta dhe të menduarit se çka të flas gjatë bisedës me ty, sepse lumturia ime nga biseda është vetëm e vetëm të qëndroj me ty!!!
Kur të më dobësohen këmbët e mia në arritjen e cakut që dëshiroj, bëhu i butë me mua dhe kujto se unë të kam kapur për dore shumë herë ashtu që të mund të ecësh. Kurrë mos u turpëro të më kapësh për dore sot, se nesër do të kërkosh dikë që të të kap për dore, kur do të plakesh edhe ti!
Dije se unë nuk pres ditë më të mira sikurse ti, porse me thjeshtësi e pres vdekjen!!!
Rri afër meje, e jo kundër meje!!!
Kur kujton diçka nga gabimet e mia, dije se unë asnjëherë nuk kam dashur diçka tjetër pos të mirave tua.
Më e bukura që mund ta bësh sot për mua është të falësh lëshimet e mia, dhe të m’i mbulosh të metat…
Allahu të faltë dhe ti mbuloftë lëshimet! Ende, të qeshurat dhe buzëqeshtjet e tua më gëzojnë si kur ishe i vogël; mos më privo nga shoqërimi yt!

Isha me ty në momentin kur linde, ji afër meje kur do të vdes!

Allahu ka thënë: “Zoti yt ka përcaktuar që të mos adhuroni tjetër përveç Atij dhe të silleni mirë me prindërit. Nëse njëri prej tyre, ose të dy e përjetojnë pleqërinë te ti, mos u thuaj “of!” e as mos u fol me zë të lartë, por t’u drejtohesh me fjalë respekti të plotë.
Shtriji përpara tyre krahët e përulshmërisë dhe thuaj: “O Zoti im, ki mëshirë ndaj tyre, siç kanë pasur kujdes ata ndaj meje në vegjëli!”
(Isra, 23-24)

Përktheu: Valdet Kamberi
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.