MЁNYRA E ABDESIT

 
Ėshtė e ndaluar tė falemi nė kėto dhjetė vende PDF Printoni E-mail
Shkruar nga ...   
e martė. 01 maj 2012
 Te varrezat, në banjo, në tokën e uzurpuar, në vende të cilat i ka dënuar Allahu...






1. Te varrezat.

Ka thënë Pejgamberi, (paqja dhe shpëtimi i All-llahut qoftë mbi të):
"Allahu i shkatërroftë çifutët dhe të krishterët që i kanë marrë varret e pejgamberëve të tyre për faltore “xhami”. (Buhariu dhe Muslimi)

2. Në xhamitë të cilat janë të ndërtuara mbi varre.

Muhammedi (alejhi selam) ka thënë:
“Kur ndër ta vdiste ndonjë njeri ose rob i mirë, ata ndërtonin mbi varrin e tij një faltore dhe bënin në të këto formësime. Ata janë krijesat më të këqija tek Allahu.” (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)


3.
Tek pushimoret e deveve

Muhammedi (alejhi selam) ka thënë:
“Faluni në pushimoret e deleve dhe mos u falni në pushimoret e deveve.” (Isnaduhu sahih)


4. Në banjo.

Muhammedi (alejhi selam) ka thënë:
“E gjithë toka është xhami pos banjos dhe varrezave.”


5. Në çdo vend ku prezantojnë djajtë si vendet e ndyta dhe të pista, kisha, sinagoga etj.

6. Në tokën e uzurpuar.


Muhammedi (alejhi selam) ka thënë:
“Kush merr qoftë edhe një pëllëmbë toke pa të drejtë, Allahu do t’i varë atij në qafë nga shtatë tokat, në ditën e gjykimit.” (Buhariu dhe Muslimi)


7. Në Mesxhidu-Dirar.

Allahu ka thënë: “Kurse ata të cilët ndërtuan xhaminë “mesxhidu-dirar” për t’i dëmtuar, për mosbesim dhe përçarje ndërmjet besimtarëve duke u përgatitur për atë i cili qysh më parë ka luftuar kundër Allahut dhe të dërguarit të Tij…” (Tewbe, 107)

8. Në vende të cilat i ka dënuar Allahu.

Muhammedi (alejhi selam) ka thënë:
“Mos hyni në vendbanimet e atyre që janë dënuar pos duke qajtur, e nëse nuk veproni kështu frikohem të ju godasë e ngjajshme me atë që i ka goditur ata, pastaj i dërguari i Allahut mbuloi kokën dhe shpejtoi derisa kaloi vendbanimin.”


9. Vendi ku qëndron imami për namaz të mos jetë më i lartë sesa vendi i namazfalësve (xhematit).

Muhammedi (alejhi selam) ka ndaluar që imami të qëndrojë mbi diçka e njerëzit pas tij. (Transmeton Darekutnij dhe Hakimi)

10. Në mes dy shtyllave.

Nga Abdulhamid ibn Mahmud transmetohet të ketë thënë:
“U falëm pas një emiri (princi), por njerëzit na shtynin e ne u falëm midis dy shtyllave (të xhamisë), kur mbaruam namazin, Enes ibn Maliku na tha: ‘Në kohën e profetit (alejhi selam) nuk e vepronim këtë gjë.” (Transmetuan: Imam Ahmedi, Tirmidhiu, Ebu Daudi, Nesaiu)

Përktheu: Valdet Kamberi 
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.