MЁNYRA E ABDESIT

 
Mė fal! PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Ahmed Bukhatir   
e shtunė. 10 shkurt 2007


Sot, në autobus,
E pashë një vajzë me flokë të arta,
dhe dëshirova të isha aq i dëlirë.
Kur papritmas ajo u ngrit të shkoj,
E pashë atë duke çaluar.
Ajo e kishte njërën këmbë dhe u mbante në patericë.
Por kur kaloi, ajo qeshi.
O Zot, më fal kur unë ankohem.
I kam të dy këmbët, bota është e imja.

Kam këmbët që shkoj ku të dëshiroj.
Kam sytë ta shoh ndriçimin e diellit.
Kam veshët të dëgjoj çka dua të di.
O Zot, më fal kur unë ankohem.
Unë vërtet kam lumturi, bota është e imja.

U ndala t’i blej ca bombone.
Djaloshi që shiste ishte plot hir.
Fola me të, ai dukej shumë i kënaqur.
Nëse do ta zgjasja bisedën, nuk do të mërzitej.
Dhe kur u nisa, ai më tha,
“Faleminderit, ishe aq i dashur.
A e sheh, tha ai, “Unë jam i verbër”
O Zot, më fal kur unë ankohem.
I kam të dy sytë, bota është e imja.

Kam këmbët që shkoj ku të dëshiroj.
Kam sytë ta shoh ndriçimin e diellit.
Kam veshët të dëgjoj çka dua të di.
O Zot, më fal kur unë ankohem.
Unë vërtet kam lumturi, bota është e imja.

E pashë një djalë me sy të kaltër.
Ai qëndronte duke i shikuar të tjerët duke luajtur.
Nuk dinte se çka të bënte.
U ndala pak dhe pastaj i thashë,
“Pse nuk iu bashkohesh të tjerëve, vogëlush?”
Ai më shikonte pa mundur të flasë.
Atëherë e kuptova. Ai s’mund të dëgjonte.
O Zot, më fal kur unë ankohem.
I kam të dy veshët, bota është e imja.

Kam këmbët që shkoj ku të dëshiroj.
Kam sytë ta shoh ndriçimin e diellit.
Kam veshët të dëgjoj çka dua të di.
O Zot, më fal kur unë ankohem.
Unë vërtet kam lumturi, bota është e imja.

“Forgive me” - Ahmed Bukhatir (ilahi)
Përktheu: F. K.

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.