MЁNYRA E ABDESIT

 
Ah, ky kurbet i shkretė! PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Sabri Vilanci   
e enjte. 26 prill 2012

Tek ecim rrugës me plakën time
i heshtur e i vetmuar, sytë e zverdhur
Mos po dëgjoj ndonjë zë të njohur
Ose shoh ndonjë fytyrë të njohur.

Ulem në karrige, vetmia na bën shoqëri
Mbylla sytë, dhe sa lot malli më shkuan
në breg të syve të lodhur, që të trembim
atë të pamëshirshmen vetmi të kurbetit të zi.

Vetmia në pleqëri, këtu në të largëtën Suedi
Duart që më dridhen, u mundova t’i ndaloj
Ah, ky kurbet i shkretë, nuk ke me kë as mallin ta qash,
se ditët e kurbetit janë si helm.

I rritur në një qytet, në të quajturën Vushtrri
Në një familje, shumë i ri, pa babë e jetim
Më kujtohet shtëpia rrugës tatëpjetë
Nënën time që vet ishte burrë e vet grua.

Më kujtohet nëna ime, që na rriti gjashtë jetima,
por pa dëshirën time m’u desh të iki në kurbetin e zi
dhe të vij këtu në Suedinë e largët
Ku edhe lulet e pranverës nuk kanë aromën e vet.

Jeta të vë para shumë sfidave kur je i ri
Nuk të bie në mend se do plakesh një ditë
Ah, ky kurbet, o vëllezër, qenka shumë i vështirë,
na ndau nga prindërit dhe nga atdheu – Dardani.
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.