MЁNYRA E ABDESIT

 
Vetėm ti je pozitiv PDF Printoni E-mail
Shkruar nga ...   
e enjte. 26 prill 2012
 "Kjo dhuratë është për ty sepse ti je njeri pozitiv. U angazhove në zgjidhjen e problemit në vend se të fillosh të ankohesh."







Tregohet se një perandor kinez kishte vendosur një guri të madh (shkëmb) në rrugën kryesore, i cili njerëzve ua bllokoi rrugën plotësisht, dhe aty vendosi një roje që të vëzhgojë sjelljet e njerëzve, e më pas ta njoftoj atë (perandorin)!

Kaloi personi i parë i cili ishte një tregtar i madh në vend, shikoi gurin dhe u nevrikos duke kritikuar atë që kishte hudhur atë, pa e ditur se ai ishte Perandori. Tregtari u soll prapa gurit (shkëmbit) duke bërtitur: “Do të shkoj të ankohem për këtë çështje, dhe do ta dënojmë atë që e ka vendosur këtë”.

Kaloi personi i dytë i cili ishte një ndërtues godinash. Edhe ai veproi njëjtë sikurse tregtari, por zëri i tij ishte më i ulët, sepse ai ishte me më pak peshë në vend sesa i pari.

Pastaj kaluan tre shokë të rinj që ende nuk e kishin gjetur veten dhe po kërkonin personalitetin në jetë. Ata qëndruan në një anë të gurit dhe filluan të talleshin me vendin e tyre, dhe atë që e kishte vendosur gurin e cilësonin si injorant, ahmak dhe kaotik, e pastaj u larguan drejt shtëpive të tyre.

Pasi kaluan dy ditë, në atë rrugë kaloi një bujk i varfër. Ai nuk foli asgjë por i përvoli mëngët e tij dhe u përpoq ta largojë atë. Kërkoi ndihmë nga kalimtarët që vinin dhe ata e ndihmuan, e kështu e larguan gurin nga rruga.
Kur bujku largoi gurin (shkëmbin), në rrugë (prapa tij) gjeti një qyp ku kishte ari dhe një letër në të cilën thuhej:
“Nga Perandori, tek ai i cili e largon gurin. Kjo dhuratë është për ty sepse ti je njeri pozitiv. U angazhove në zgjidhjen e problemit në vend se të fillosh të ankohesh.”


Çdo njëri prej nesh le të shikojë se me çfarë probleme ballafaqohet, dhe a mund t’i zgjidhim ato me lehtësi para se të fillojmë të mendojmë për ankesa.

Përktheu: Valdet Kamberi
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.