MЁNYRA E ABDESIT

 
Teshtitja qė e ktheu profesorin nė mysliman! PDF Printoni E-mail
Shkruar nga ...   
e martė. 24 prill 2012


Në një universitet të Amerikës, në një sallë ku kishte shumë studentë e në mesin e tyre edhe një mysliman, ishte duke ligjëruar një prof. doktor me prejardhje amerikane (jomusliman).

Gjatë ligjëratës së tij, profesori ligjëron temën përkatëse, por papritur një studenti i vie të teshtijë dhe pas teshtitjes pëshpërit diçka. Profesori e vëren.

Profesori vazhdon të ligjërojë por ai student përsëri teshtiu dhe përsëri pëshpëriti diçka në veten e tij. Profesori tani sytë i mbante vetëm tek ai student. Përfundon ligjërata dhe studentët dalin jashtë me përjashtim të njërit të cilin profesori e ndaloi.  Ai ishte një prej vëllezërve tanë myslimanë.

Profesori: Më tërhoqi vëmendjen fakti që, pasi teshtije pëshpëritje diçka në vetvete.
Myslimani: Po, ne myslimanët e kemi pjesë të besimit që pas teshtitjes të themi "Elhamdulilah" (Falënderimi i takon Zotit), andaj kjo është ajo që unë flisja në vetvete.
Profesori: Po kur të kolliteni, lëshoni gazra, apo kur iu hapet goja për gjumë, keni ndonjë shprehje edhe për këto raste?
Muslimani përgjigjet me një përgjigje negative: Jo.

Profesori mbetet i hutuar, dhe kurioz shkon në laboratorin e tij të punës, ku fillon të studiojë rreth teshtitjes së njeriut, se në çfarë pozicioni ndodhet organizmi i njeriut gjatë teshtitjes.

Më në fund mëson se gjatë teshtitjes së njeriut, të gjitha organet e njeriut ndalen, ndalet ZEMRA, mushkëritë, të gjitha, pra, njeriu në atë moment është më afër vdekjes për dallim nga rastet tjera ku nuk ndodh e njëjta.

Për këtë arsye myslimanët e falënderojnë Krijuesin e tyre, që ua ktheu përsëri SHPIRTIN.
Prej atij momenti profesori e pranon si fe Islamin. Allahu Ekber ve Lilahil hamd.

Përshtati: Mjekësia Islame

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.