MЁNYRA E ABDESIT

 
Mos qaj! PDF Printoni E-mail
Shkruar nga ...   
e hėnė. 23 prill 2012

 Jeta është më e bukur sesa ta kalojmë atë duke qajtur me lot.






Mos qaj, nëse sprovohesh me sëmundje, se çdo minutë nga i cili vuan është pastrim mëkatesh.

Mos qaj, nëse të largohen shokët më të ngushtë dhe nuk të tregojnë arsyen; ai është që të ka humbur ty, e jo ti atë.

Mos qaj, nëse zbulon se njeriu më i afërt i yti është armiku më i madh, por falënderoje Allahun që nuk ke jetuar gjithë jetën i pavëmendshëm.

Mos qaj, nëse të bën padrejtësi ai që ti i ke bërë mirë, ti nuk je i pari që iu është bërë padrejtësi; le të bëhet padrejtësi ty, por ti mos u bën i padrejtë asnjëherë.

Mos qaj, për të dashurin që ka ikur dhe ka lënë prapa thyerje, patjetër do të ekzistojë dikush që do t’i grumbullojë ato copa nga dashuria e kaluar.

Kështu është jeta e përbërë prej dashurisë, lotëve, ndarjes dhe tradhëtisë.
Të përpiqemi me gjithë atë forcë që kemi, të përmbahemi dhe të bëhemi të durueshëm.

Jeta është më e bukur sesa ta kalojmë atë duke qajtur me lot.

Përktheu: Valdet Kamberi
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.