MЁNYRA E ABDESIT

 
Vigjiluesi, Dėshmuesi (ER REKIB, ESH SHEHID) PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Husein Eserraxh   
e enjte. 19 prill 2012
 Allahu i Lartësuar thotë: “...Allahu është mbikëqyrës mbi ju.” (Nisa, 1)
“...Allahu është Ai që çdo send e sheh dhe e përcjell.” (Muxhadele, 6).





Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!

Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimi qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

ER REKIB, ESH SHEHID janë ndër emrat e bukur të Allahut dhe janë sinonime. Këto dy emra tregojnë për përfshirjen e dëgjimit të Allahut për të dëgjuarat, për përfshirjen e shikimit të Allahut për të shikuarat, për diturinë e Tij për të gjitha njohuritë, të dukshme e të padukshme. Ai është Vigjilues për atë që sillet në mendjet, për atë që lëviz në pllakat, e më parësore për veprat e dukshme që bëhen me gjymtyrë.

Ai është Vigjilues, Njohës i asaj që fshehin gjoksat, i asaj që punojnë. Ai i ruan krijesat.

ESH SHEHID (DËSHMUESI), Njohës i të gjitha gjërave, dëgjon çdo zë, shikon çdo gjë ekzistuese, të hollësishme, të vogël e të madh. Dituria e Tij përfshin çdo gjë që ka dëshmuar për robërit e Vet, dhe dëshmon për veprat e robërve të Vet.

Allahu i Lartësuar thotë: “...Allahu është mbikëqyrës mbi ju.” (Nisa, 1).

“...Allahu është Ai që çdo send e sheh dhe e përcjell.” (Muxhadele, 6).

Për këtë arsye, mbikëqyrja e Allahut është një ndër veprat më fisnike të zemrës. Është adhurim ndaj Allahut me emrat ER REKIB, ESH SHEHID. Ndaj, kur njeriu kupton se lëvizjet e dukshme e të padukshme, Allahu i përfshin ato me diturinë e Vet, dhe këto janë prezente në diturinë e Tij, ia obligon robit një mbikëqyrje të fshehtë nga çdo mendim, nga çdo emocion, ndjenjë që urren Allahu. E ruan veten e vet nga çdo fjalë e vepër me të cilën hidhërohet Allahu i Lartësuar, dhe e adhuron Atë me ihsan (bamirësi), e adhuron sikur e sheh, edhe pse nuk e sheh, Ai e sheh atë.

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.