MЁNYRA E ABDESIT

 
Kėshilla nga loti PDF Printoni E-mail
Shkruar nga ...   
e enjte. 12 prill 2012
 Bota është sikurse gjarpri që të pëlqen se është i lëmuar dhe të mbyt me helmin e tij, njerëzit zbaviten duke e lëmuar dhe nuk shikojnë në helmin e tij vrasës.






Kam qajtur një ditë nga mëkatet e shumta dhe punët e mira të pakta, kështu që rrëshqiti loti nga syri im.

Më tha loti: Çka ke o rob i Allahut?
Ia ktheva: Po kush je ti?
Tha: Unë jam loti yt.
I thashë: Çka të nxori ty?
Tha: Nxehtësia e zemrës tënde.
Çuditshëm i thashë: Nxehtësia e zemrës sime?!
Kush e ka ndezur zemrën time me zjarr?
Tha: Mëkatet e tua!
I thashë: A ndikon mëkati në nxehtësinë e zemrës?
Tha: Po. A nuk e ke lexuar lutjen e Muhamedit, alejhi selam: “O Allah, më pastro nga mëkatet me ujë, borë dhe akull”?! Mëkatet e robit e ndezin zemrën zjarr, dhe nuk e shuan zjarrin përveçse ujit të ftohtë dhe borës.
I thashë: Unë po ndihem i shqetësuar dhe në ankth.
Tha: Prej mëkateve ka që janë mjerim për vepruesin e saj, pendohu tek Allahu i Lartëmadhëruar, o rob i Allahut!

I thashë: Unë po gjej ngurtësi në zemrën time, ti si dole nga syri im?
Tha: Vërtet, ai është nevoja e natyrshmërisë, o rob i Allahut.

I thashë: Cili është shkaku i ngurtësisë së zemrës sime?
Tha: Dashuria për këtë botë dhe dhënia pas saj. Bota është sikurse gjarpri që të pëlqen se është i lëmuar dhe të mbyt me helmin e tij, njerëzit zbaviten duke e lëmuar dhe nuk shikojnë në helmin e tij vrasës.

I thashë: Çka ke për qëllim me helmin e kësaj bote, o loti im?
Tha: Epshet e ndaluara, mëkatet dhe pasimin e shejtanit! E kush e shijon helmin e saj, i vdes zemra.
I thashë: Si t’i pastrojmë zemrat tona nga helmi?
Tha: Me vazhdueshmëri të pendimit drejt Allahut, me udhëtim drejt vendbanimit të pendimit dhe të penduarve me trenin e të penduarve.

O Allah, na bëj prej të penduarve dhe atyre që të frikohen! Amin!

Përktheu: Valdet Kamberi
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.