MЁNYRA E ABDESIT

 
Vėllai im i vetėm PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Shkurte Bajraliu   
e enjte. 12 prill 2012

Po të shkruaj ty që të dish sa vlen për mua,
Po shkruaj për ty të dish se sa bëre për mua,
Të them të dua, nuk është e plotë ajo që dua të them
Ndoshta dikush mund ta di se me shkruar për ty sa ia vlen.
Në këtë botë kisha shumëçka, por vëlla të kisha vetëm ty
Ti ishe ai që u mbështeta në të mirë dhe në të keq,
Të tjerët i kisha si copë të zemrës, por ty të kisha sikur këta sy
Mund të mos më besosh, se asgjë nuk bëra për ty.

Kjo zemër brenda ka shumë dashuri,
njëra prej tjetrës ka shumë dallim
dashuria për ty nuk ka krahasim,
unë pa ty, vëllai im, mbeta si jetim.
U largove nga unë, edhe unë prej teje
jeta deshi t’na ndajë, asgjë s’paska të përhershme.
Ditën kur vendose të largohesh nga ky vend, jeta ndryshoi shumë
ike kur më së shumti u lidha me ty, dhe zemra m’u bë shkrumb.

Të gjithëve na le keq, po aq sa veten e lëndove
por nuk ishe ti që deshte me ik, por kështu ishte e shkruar
dhe unë të martohem, ti pa më shikuar.

Ti jetoje jetën tënde, o vëllai im i bukur, largësia na ndau
por malli në mes nesh sa vjen edhe shtohet, çdo ditë e më shumë
jeta e paska kështu të jetojmë të lënduar, me lot në sy mallin e pashuar
Unë në lindje e ti në perëndim, selam nga Kosova or vëllai im.

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.