MЁNYRA E ABDESIT

 
Cilėsitė e gruas muslimane PDF Printoni E-mail
Shkruar nga ...   
e diel. 08 prill 2012

 Moto e saj: “E dua atë që e don Allahu dhe e urrej atë që e urren Allahu i Lartësuar”.







1- Besimi i saj: Sipas metodologjisë së Ehli-sunetit dhe Xhematit të këtij umeti.

2- Metodologjia e saj: Ka thënë Allahu dhe ka thënë Muhammedi (alejhi selam), kanë thënë sahabët dhe tabi’inët.

3- Morali i saj: Edukata e ndritur islame.

4- Kultura e saj: Turpi, nderi, çiltërsia, pastërtia dhe mbulesa (hixhabi).

5- Shembulli i saj: Muhammedi (alejhi selam), shokët e tij, nënat e besimtarëve, gratë e sahabëve dhe gratë e ndershme.

6- Dashuria e saj: Për Allahun dhe për të Dërguarin e tij.

7- Vetmimi i saj: Kujtimi i botës tjetër dhe punëve të saja, ngushtësisë së varrit dhe errësirës së tij.

8- Shoqja e saj: Çdo muslimane dhe besimtare e denjë në fenë e Allahut.

9- Urrjetja e saj: Për mosbesimtarët, çifutët, krishterët, dyfytyrëshat, trumbetuesit e lirisë së gruas dhe secilin që e urren Allahu. Le të jetë motoja jonë: “E dua atë që e don Allahu dhe e urrej atë që e urren Allahu i Lartësuar”.

10- Kujdesi i saj: Në pendimin e sinqertë me kushtet e tij, sepse Allahu është i Mëshirshëm dhe shumë Falës.

11- Burri i saj: Musliman, larg këngëve dhe veprave të ndyta.

12- Dëshira e saj: Krijimi i familjes muslimane dhe edukimi i gjeneratave në frymën e Islamit.

13- Pushimi i saj: Në dituri të dobishme dhe mësimin përmendësh të Kur’anit.

14- Pikniku i saj: Meditimi dhe studimi i krijimtarisë së Allahut.

15- Shpërblimi i saj: Xhenetul-firdevsi nëse punon atë që është i kënaqur Allahu, i nënshtrohet Atij dhe largohet nga ndalesat e Tij.

Motër! Nëse je e tillë falënderoje Allahun, e nëse jo – përmirësohu!

Muhammedi (alejhi selam) ka thënë: “Kush gjenë mirë le ta falënderojë Allahun, e kush nuk gjen le të mos e qortojë (askënd) pos veten e tij.”


Thuaj me mua! Unë jam muslimane dhe krenohem me fenë dhe besimin tim, me shaminë time dhe ngris kokën lart me udhëzimin dhe përqendrimin tim në të vërtetën, para çdo mashtrimi sepse unë jam zotëruese e së vërtetës dhe vullnetit.

Përktheu: Valdet Kamberi

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.