MЁNYRA E ABDESIT

 
O njeri! PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Rejhana Ēekrezi   
e diel. 08 prill 2012

Kush je? Prej nga vjen? Për ku je nisur? Pak e dinë rrugën se për ku janë nisur, pak e dinë qëllimin e kësaj jete, e cila s’është gjë tjetër veçse një sprovë...




 

O njeri…!

Kush je?

Prej nga vjen?

Për ku je nisur?

Këto pyetje duhet secili prej nesh t’ia bëjë vetes. Duhet të jetë i vetëdijshëm për veprimet e tij, për sjelljet e tij, duhet të mbajë përgjegjësi për çdo fjalë apo veprim të kryer.

Kush jemi?

Kur na bëhet kjo pyetje neve, përgjigjja e parë që kthejmë është emri ose tregojmë se fëmijët e kujt jemi. Por kush jemi ne në të vërtetë? Ne jemi ato krijesa që Allahu (xh.sh.) i ka krijuar në mënyrën më perfekte, jemi qenie të cilat jemi krijuar prej baltës dhe Ai na ka dhënë formën më të përsosur. Allahu (xh.sh.) në Kur’anin famëlartë thotë:

"Për All-llahun, Ne krijuam njeriun prej një ajke (lëngu), e një balte. Pastaj atë (ajkë - baltë) e bëmë (e shnëdrruam) pikë uji (farë) në një vend të sigurtë. Më pas, atë pikë uji e bëmë copë gjaku, e atë gjak të ngurtë e bëmë copë mishi, e atë copë mishi e shndërruam në eshtra, dhe eshtrave ua veshëm mishin, pastaj atë e bëmë krijesë tjetër (me shpirt). I lartë është All-llahu, më i miri Krijues!"  (23: 12-14)

Nëse vërejmë me vëmendje formën e krijimit tonë është vërtet një mrekulli. Pra ne, këto qenie të krijuara prej baltës, kaq të dobëta përpara një Krijuesi të madh. A jemi ne në gjendje të falënderojmë Krijuesin tonë? Subhanallah! O njeri, ktheje kokën pak pas e kujtohu, ulu e arsyeto, ji prej falënderuesve! O njeri, falëndero për të gjitha të mirat që Ai të ka falur!

Prej nga vijmë?

Kur e bëjmë këtë pyetje, cila do të ishte përgjigjja jonë? Natyrisht secili kishte për të kthyer një përgjigje fare të thjeshtë, do të përgjigjej me shtetin apo qytetin prej nga vjen…

Por në të vërtetë ne jemi pasardhës të Ademit (a.s.) dhe Havasë. Allahu (xh.sh.) në Kur’an thotë:

"O ju njerëz, vërtet Ne ju krijuam ju prej një mashkulli dhe një femre…" (49: 13)

Tek një ajet tjetër kur’anor thuhet:

 "Ai është krijues i qiejve e i tokës. Ai nga lloji juaj krijoi për ju bashkëshorte, edhe nga kafshët krijoi çifte, ashtu që t'ju shumojë..." (42:11)


Pra, nga këto ajete të Kur’anit famëlartë kuptojmë që secili prej nesh kemi prejardhjen prej një mashkulli dhe një femre, të cilëve Allahu (xh.sh.) u ka bërë të mundur shumimin midis tyre.

Për ku jemi nisur?

Mbërritëm dhe tek pyetja e tretë. O njeri! Cila kishte për të qenë përgjigjja për këtë pyetje?!

Pak e dinë rrugën se për ku janë nisur, pak e dinë qëllimin e kësaj jete, e kësaj dynjaje të shkurtër, e cila s’është gjë tjetër veçse një sprovë, ku me veprat që kemi për të bërë kemi për t’u marrë në llogari, kemi për të dalë para Krijuesit tonë, dhe kemi për t’u marrë në pyetje. Allahu (xh.sh) në Kur’an thotë:

“Ai është që krijoi vdekjen dhe jetën, për t'ju sprovuar se cili prej jush është më vepërmirë…" (67:2)

Në një ajet tjetër thuhet:

 "…Ai e filloi krijimin e pastaj e përsërit atë për t'i shpërblyer me të drejtë ata që besuan dhe bënë vepra të mira..." (10:4)

Pra, nga këto ajete kur’anore vërejmë që ne jemi krijuar për një qëllim, dhe ai është veprimi i punëve të mira, i atyre të hairit, i kryerjes së atyre që na janë bërë obligim, shmangia nga ato gjëra të dyshimta, dhe mbështetja në Allahun e Plotfuqishëm.

E lusim Allahun e Madhëruar të na shtojë imanin tonë dhe të na bëjë banorë të xhenetit Firdeus! E lusim që të na largojë nga ato veprime të cilat na çojnë në mërzitjen e Krijuesit Tonë! Amin!

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.