MЁNYRA E ABDESIT

 
Burri dhe gruaja PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Valdet Kamberi   
e diel. 08 prill 2012
 Burri dhe gruaja: gjuha e tyre është mirëkuptimi, sinqeriteti, dashuria; gjuhë që nuk e kupton askush pos atyre dyve.




Gruaja: Është parfumi më i mirë dhe fjala më e ëmbël.
Burri: Është hundë që merr erë parfumin dhe vesh që dëgjon fjalët e saj.
Gruja: Flet për ta dëgjuar burri.
Burri: Hesht që të dëgjojë se çka thotë gruaja.
Gruaja: Buzëqesh.
Burri: Është ai që e pikturon atë buzëqeshje.
Gruja: Dora e djathtë e burrit.
Burri: Gishtat e asaj dore.
Gruja: E butë dhe ajo është femër.
Burri: I fortë sepse ai është mashkull.
Gruaja: Qetësi, dashuri dhe ngrohtësi.
Burri: Siguri, forcë dhe afërsi.
Gruaja: Ministri e brendshme ku pa të cilën nuk ka qetësi dhe rehati në shtëpi.
Burri: Ministria e jashtme që mbron atë ndërtesë të madhe nga jashtë.
Gruaja: Kur bart fëmijët dhe qëndron pa gjumë, forcohet.
Burri: Kur qëndron pa gjumë për të mbjellë dashurinë tek fëmijët e tij, forcohet.
Gruaja: Nuk është e bukur kur e kryen punën e burrit.
Burri: Nuk është simpatik kur e kryen punën e gruas.
Gruaja: Lot.
Burri: Është më i ndjeshëm sesa ai lot, por pas mureve, kalave dhe fortifikatave.
Gruaja: Kur del të punojë jep një mesazh, por roli i familjes është më i madh.
Burri: Ka nevojë për punë që t’i plotësojë nevojat e familjes dhe t’i mbrojë fëmijët e tij.

Burri dhe gruaja: gjuha e tyre është mirëkuptimi, sinqeriteti, dashuria; gjuhë që nuk e kupton askush pos atyre dyve.

Përktheu: Valdet Kamberi

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.