MЁNYRA E ABDESIT

 
Mendime... PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Avni Tafili   
e shtunė. 07 prill 2012


Ata që përpiqen në një rrugë, por dështojnë, nëse këshillohen, e këshillën nuk e pranojnë, atëherë ata nuk janë duke ecur, por duke u zvarritur. Jo gjithnjë zvarritja është e kërkuar. Të jesh në betejë, kërkohet ballafaqim me dinakëri dhe shpejtësi. Ata që zvarriten në fushëbetejë, nuk janë luftëtarë. Nëse këta dalin në ballë, e gjithë ushtria tërhiqet zvarrë!

Kush afron, afrohet; kush largon, largohet; kush bashkon, bashkohet; kush copëton, copëtohet.

Kur cenohet një e drejtë apo disa të drejta, zakonisht ndodh për disa arsye, por më kryesoret: për të cenuar tolerancën dhe paqen brenda një shoqërie; për të fituar pëlqimin dhe përkrahjen e dhunuesve (kur ata sundojnë) ose; për ta shndërruar shoqërinë në bukë peshku e në peshq. Dhe një popull që nuk është i aftë të vendosë për vetveten, ai popull nuk është i aftë të ndërtojë e as ta ruajë vetveten!

     
Të merresh me çështjet që të rrethojnë dhe të prekin! Nëse nuk merresh me to, konsiderohesh jashtë hapësirës,  kohës dhe vendit. E të qenët jashtë, je jashtë; të bën të jesh dështak, i prangosur, edhe pse mund të kesh qenë i suksesshëm, i lirë.

     
Njerëzit e dobët urrejnë dhe pushtohen prej saj me hidhërim dhe kokëfortësi, ndërsa njerëzit e fuqishëm urrejtjen e pushtojnë me durim dhe falje. Fuqia njerëzore qëndron tek fuqia për të duruar dhe falur!

                    
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.