MЁNYRA E ABDESIT

 
A dėshiron ta lėsh duhanin(?) PDF Printoni E-mail
Shkruar nga ...   
e mėrkurė. 04 prill 2012
 Nuk e kam paramenduar se kjo i bën dobi në lënien e cigares, andaj ai që dëshiron ta braktisë duhanin le të veproj kështu...






Dr. Halid el-Xhubejr, Allahu e ruajtë.Erdhi një person dhe më tha: kam braktisur çdo gjë pos duhanit.
I thashë: A don ta lësh edhe atë?
Tha: Pasha Allahun, ky duhan po më shqetëson, por e kam të pamundur ta braktisi atë.
I thashë: Dëgjo! Pas çdo cigarje që pin, fali dy rekate namaz.
Tha: Dy rekate?!!
I thashë: Merr abdest për ato dy rekate, edhe nëse je me abdest.
Pas kësaj (ndodhie) më ka takuar duke qeshur dhe më tha: O doktor, ditën e parë kam pirë vetëm pesë cigare, (d.m.th) prej tridhjetë cigareve kam rënë në pesë.
Kam vazhduar të veproj kështu, e pastaj sa herë që doja ta ndizja një cigare, shejtani më thoshte se ke patjetër ta ndezësh tani. Mos harro ke marrë abdest, ke me u falë... jo, jo, jo mos e ndez!
Thotë: Ditën e parë kam pirë pesë cigare, në ditën e dytë kam pirë tri cigare; me ndihmën e Allahut nuk ka kaluar një javë dhe unë e kam braktisur cigaren.

Dr. Halid el-Xhubejr thotë: Nuk e kam paramenduar se kjo i bën dobi në lënien e cigares, andaj ai që dëshiron ta braktisë duhanin le të veproj kështu!

Përktheu: Valdet Kamberi
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.