A dėshiron ta lėsh duhanin(?) |
|
|
|
Shkruar nga ...
|
e mėrkurė. 04 prill 2012 |
Nuk e kam paramenduar se kjo i bën dobi në lënien e cigares, andaj ai që dëshiron ta braktisë duhanin le të veproj kështu...
Dr. Halid el-Xhubejr, Allahu e ruajtë.Erdhi një person dhe më tha: kam braktisur çdo gjë pos duhanit. I thashë: A don ta lësh edhe atë? Tha: Pasha Allahun, ky duhan po më shqetëson, por e kam të pamundur ta braktisi atë. I thashë: Dëgjo! Pas çdo cigarje që pin, fali dy rekate namaz. Tha: Dy rekate?!! I thashë: Merr abdest për ato dy rekate, edhe nëse je me abdest. Pas kësaj (ndodhie) më ka takuar duke qeshur dhe më tha: O doktor, ditën e parë kam pirë vetëm pesë cigare, (d.m.th) prej tridhjetë cigareve kam rënë në pesë. Kam vazhduar të veproj kështu, e pastaj sa herë që doja ta ndizja një cigare, shejtani më thoshte se ke patjetër ta ndezësh tani. Mos harro ke marrë abdest, ke me u falë... jo, jo, jo mos e ndez! Thotë: Ditën e parë kam pirë pesë cigare, në ditën e dytë kam pirë tri cigare; me ndihmën e Allahut nuk ka kaluar një javë dhe unë e kam braktisur cigaren.
Dr. Halid el-Xhubejr thotë: Nuk e kam paramenduar se kjo i bën dobi në lënien e cigares, andaj ai që dëshiron ta braktisë duhanin le të veproj kështu!
Përktheu: Valdet Kamberi |