MЁNYRA E ABDESIT

 
Pėr Sirinė… PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Merjem Ademaj   
e martė. 03 prill 2012


Të dëshmosh se nuk ka Zot tjetër pos Allahut, a është krim?
Apo se Muhammedi është i dërguar i Allahut, a është nënçmim?
…jo vallahi asnjëherë, kurrë nuk do të jetë.
Supozojmë se jemi ummet si një trup.
A po e ndjen dhimbjen e tjetrit apo ke turp?
Turpërohesh ta ngrisësh zërin për vëllanë tënd?
Ku mbet burrëria jote, o musliman?
Qaj për Sirinë e s’kam çfarë të bëj
Motrës sime si t’i ndihmoj?
Të qarat e fëmijëve si t’i ndaloj?
Ah, sa i dobët është njeriu, ja All-llah!
Mbështetem tek Ti dhe dua bëj
Ja All-llah, zullumqarët shkatërroji…
Motrën time, ja All-llah, mbroje!
Atë tokë të bekuar, ja All-llah, çliroje…!
Ku mbet zëri i lutjeve tona, pse u shterua?
Ku mbet fuqia, nderi i muslimanëve u shua?
Drejtoja gishtin vetes, nefsit tënd së pari
Veprat dhe fjalët tua përmirësoji
Dhe jo, rezultati s’ka për t’u vonuar
Pa dyshim All-llahu sheh çdo gjë…
Fitorja po vie, Siri përgëzohu!
Duro dhe tek Allahu mbështetu!
Lotët ju shteruan…varret s’ju mjaftuan
Jemi ummet si trup i sakatosur, i përçarë
Si frikësohemi Krijuesit por krijesës
Ah, sikur Pejgamberi i All-llahut të ishte gjallë
Sa turp për ne, o muslimanë!
Do na nxiheshin fytyrat, çfarë do t’i thoshim,
Për gjakun që po derdhet, vallë çfarë vepronim?
Këmbët të janë shtangur e duart të janë tharë
Nderi të ka humbur, o musliman,
Motrat po dhunohen, fëmijët po masakrohen
Ti nefsin tënd ende s’e luftove,
Një natë gjatë në këmbë a qëndrove?
Lutjen tënde All-llahut a ia drejtove?
Ja All-llah, sa larg sunnetit jemi
Sa larg Resulullahut e sahabëve jemi
Forcat na u shteruan, gjuha na u tha…
Varra e trupit tonë po kullon
S’jemi në gjendje ta ndalim, as ta kurojmë…
As me një dua të sinqertë natën vonë…
Drejtoja gishtin vetes, se fitorja po vjen
All-llahu fundin zullumqarëve në këtë botë ua bjen…
E dënimi në botën tjetër ah, sa i dhembshëm është
Po çfarë bëmë ti e unë?
Jemi spektatorë me pak punë
Kemi harruar si fitohet dhe…
Për hir të All-llahut si dashurohet!

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.