MЁNYRA E ABDESIT

 
Pėrqendrimi nė namaz - shėrim dhe relaksim PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Refik Gėrbeshi   
e martė. 03 prill 2012
 Esenca është përqendrimi shpirtëror në namaz, duke menduar se është namazi i fundit i jetës, duke menduar se je para Allahut xh.sh., se në të majtë ke xhehenemin, në të djathtë xhenetin...





Jeta njerëzore, jo vetëm ajo bashkëkohore, është e mbushur me aktivitete e obligime  të shumta të cilat padyshim janë edhe ngarkesë psikike –fizike që kërkojnë zbrazjen,  ristartimin apo relaksimin. Kjo kërkon ristartimin, freskimin dhe rilindjen e organizmit duke përfshirë tërësinë mendore, fizike, shpirtërore dhe emocionale. Teknologjia bashkëkohore njeh programet antivirus për ristartimet kompjuteristike të makinave të ngarkuara tepër.
Por si do të vepronim tek makina e quajtur njeri?
Bota bashkëkohore gjithnjë është në kërkim për të gjetur qetësi e rehati, rehabilitim e relaks qoftë përmes ushtrimeve të ndryshme psikike apo “Joga” bashkëkohore por kurrsesi të nxjerrë definicionin e duhur për të afruar lumturinë, qetësinë e relaksin e tërësishëm të njeriut.
Padyshim se duhet konsultim me krijuesin, mjeshtrin e tij e Ai është Allahu i Lartësuar, i Cili e ka krijuar dhe e njeh mirë njeriun. Andaj ka paraparë terapinë e adhurimit pesë herë në ditë për të ngritur shpirtin e robërve të Tij, për ta freskuar, ristartuar e mbushur me energji të re.  

Për kë është obligim namazi 

Padyshim se namazi është shtylla e fesë islame dhe kryesorja e punëve të mira të besimtarit dhe e obligimeve nga Allahu i Lartësuar. Frika, përulja dhe përqendrimi gjatë namazit janë rregullat më të mira të edukimit, jo vetëm shpirtëror por edhe materialo-psikologjik.
Adhurimi i obligohet adhuruesit për Atë që e do, e njeh dhe i është mirënjohës. Në gjuhën shqipe termi adhurim përdoret gabimisht për sportistë, këngëtarë e artistë gjë që është shumë i pavend ngase njeriu mund të pëlqehet, të simpatizohet por jo edhe të adhurohet.
Baza e të adhuruarit është besimi-imani në Zotin, Krijues e Sundues i të gjithave, ndaj të Cilit duhet të kemi frikë-respekt, dashuri, përulje e adhurim të sinqertë.Durimi në situatat e ndryshme, namazi dhe adhurimi i Zotit janë çështje që kërkojnë aktivitet e përqendrim të cilat nuk mund t’i bëj çdokush. Këto mund t’i bëjnë  besimtarët e bindur në Krijuesin e tyre, të cilët të gjitha veprimet e tyre ia adresojnë Atij.
Thuaj: “Namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janë thjesht për All-llahun, Zotin e botëve!” (El enam, 162)

Duke u nisur nga fakti se salati (namazi) bëhet për Allahun Një, njeriu besimtar nuk lejon të gjendet pikë dyshimi, luhatje e neglizhence për lënien e namazit. Nuk vlen kurrfarë arsyetimi që ta lejë atë. Shpesh të dobëtit në bindjen në Zotin i gjejmë tek sjellin ‘argumentet justifikuese’: se falet filani dhe nuk falem edhe unë; apo pse namazi nuk është në gjuhën tonë; apo se filani është imam etj. Që të gjitha këto janë cytje të shejtanit që besimtarët bijnë në to.
Pra, namazin besimtarët duhet ta bëjnë me motive e qëllime të larta me adresimin e saktë për Allahun, kurse dobitë jetësore e fizike të tij nuk mohohen dhe janë të dëshmuara edhe shkencëtarisht.

Nga Kur’ani shkoqisim: “Kërkoni ndihmë (në të gjitha çështjet) me durim dhe me namaz, vërtet, ajo është e madhe (e vështirë), por jo edhe për ata që kanë frikë (Zotin).” (El-bekare, 45) 

Përqendrimi –vëmendja

Shpirti i namazit është nijeti, qëllimi apo adresimi, por kjo nuk përfundon me kaq ngase brendia e namazit ka rëndësi më të madhe sesa ana fizike për të cilën gjenden edhe trasmetime të shumta dhe të ndryshme të cilat fatkeqësisht sjellin kokëçarje për shumë nga besimtarët derisa shohin dikë duke u falur me hadithe nga rrugë tjera të trasmetimit... Por esenca është përqendrimi shpirtëror në namaz, duke menduar se është namazi i fundit i jetës, duke menduar se je para Allahut xh.sh., se në të majtë ke xhehenemin, në të djathtë xhenetin...
Për të praktikuar adhurimin islam të namazit kërkohen rregulla strikte para se t’i drejtohemi Allahut me këtë ibadet si edhe gjatë faljes. Mirëpo namazi nuk është një edukim apo ushtrim fizik e formal, por kërkon përqendrim e  seriozitet pa mohuar edhe kushtet e rregullat materialo-fizike para dhe gjatë namazit.
Ka thënë Allahu i Lartësuar:
”Ata të cilët janë të përulur dhe janë të kujdesshëm gjatë faljes së namazit.” (El- mu’minunë, 2)

Burimi i preokupimeve apo thënë më mirë burimet e shqetësimeve tona janë të shumta por për ta qetësuar e lehtësuar ngarkesën psikiko-fizike kërkohet ndonjë pauzë sado e vogël e kjo pauzë është vëmendja sado e paktë në namaz.
Kthimi i vëmendjes në një gjë kërkon përpos seriozitetit edhe ngulmim, përqëndrim, durim dhe edukim. Orientimi i vëmendjes në një pikë siç është namazi gjtihashtu kërkon seriozitet të madh. Kjo ngase zbrazja e zemrës dhe mendjes nga ajo që preokupon është e vështirë ngasa shkaqet  shqetësuese e ngacmuese si dhe ambiciet me të cilat ne shoqërohemi në këtë jetë janë të shumta  dhe llojesh të ndryshme.Kur gjithë vëmendjen e kemi tek namazi atëherë namazi ynë e arrin qëllimin e asaj për çka jemi drejtuar dhe jemi urdhëruar ta bëjmë. Largimi i vëmendjes nga preokupimet tjera arrihet nga bindja e fortë në ahiretin-botën e amshuar, llogaridhënien për vete para Allahut Krijues.

Kthimi i vëmendjes kërkon mënjanimin e shqetësimeve që i gjason tregimit të atij që dëshironte të flente në shtëpinë e tij por pranë dritares kishte një pemë në të cilën vinin shpezët dhe e shqetësonin, ia prishnin koncentrimin. Ai ngritej dhe i largonte ato dhe binte prapë. Ende pa u futur në gjumin e thellë shpezët vinin dhe ai prapë i trembte, i largonte ato. Kështu që i kalonte dita pa vënë gjumë në sy. I thanë që kjo nuk mund të ndalohet derisa ta presësh pemën. Dhe qetësinë nuk mundi ta arrijë derisa vendosi këtë gjë; prerjen e pemës. Kështu është pema e epshit, egoizmit që prek zemrën me shumë degë të saj duke tërhequr vëmendjen siç i tërheq pema zogjtë apo edhe kalbësira mizat. 

Efekti i namazit është te përqendrimi 

Saherë që e vëren mos përqendrimin në mamaz dije se imani yt është dobësuar.Për t’i larguar shqetësimet dhe ngacmimet në namaz duhet vetëm një pikëvështrim: konsiderimi i namazit si shqetësim kryesor. Përqendrimi i vëmendjes në namaz arrihet edhe me të kuptuarit e asaj çfarë ti vepron gjatë namazit duke filluar që nga lëvizjet fizike deri tek ato që i citon në namaz sidomos kur ia din kuptimin e asaj që thua. Allahu xh.sh. ka paraparë për njeriun terapi të veçanta në gjendje të ndryshme. Ndër rregullat e domosdoshme që ristartojnë trurin e shpirtin është termi i quajtur tek ne namaz, që nga turqishtja ka kuptimin e lutjes dhe duasë, e edhe në arabishte ka kuptimin e njëjtë termi salat.
Komentet  e disa dijetarëve drejtojnë edhe drejt definicionit “rrijad nefsi” që do të thotë shpirt-edukim apo ushtrim shpirtëror. Shumë qartë kuptohet si relaksim, freskim apo rilindje.
Për të parë rezultatet duhet  praktikimi sipas rregullave të parapara dhe padyshim se rezultati nuk mungon. Këtë nuk mund ta kuptojnë ata që nuk e falin namazin e bile as ata që e falin të pakujdesshëm, shkel e shko, sa për sy e faqe, sa për ta kryer këtë obligim apo për ta parë të tjerët.
Përmes namazit besimtari largohet çdo ditë e më shumë nga vesveset dhe preokupimet e përditshmerisë. Efekti i këtyre arrihet vetëm atëherë kur në namaz jemi të përqendruar me kujdesin më të madh, me vëmendjen më të madhe në atë çfarë bëjmë.
“Ti lexo atë që po të shpallet nga libri
(Kur’ani), fal namazin, vërtet namazi largon nga të shëmtuarat dhe të irituarat...” (Ankebut, 45)

Efekti i pastrimit jo vetëm nga mëkatet por edhe nga ngarkesat, viruset e streset është i sqaruar në hadithin e Muhamedit a.s. ”Çka mendoni, sikur të ishte një lumë para derës së ndonjërit prej jush, në të cilin do të lahej për çdo ditë nga pesë herë, a do të mbetej në të ndytësi? Thanë: -Nuk do të mbetej kurrfarë ndytësie. Lajmëtari a.s. tha: - “Komentet janë se: Ky është shembulli i pesë kohëve të namazit. All-llahu me faljen e namazeve i shlyen mëkatet.”
Por unë do të kisha shtuar se është edhe efekti i cituar më lart.

E dashur motër e i dashur vëlla, praktikoje namazin me përqendrim të madh dhe do ta vëresh përmirësimin në jetën tënde.
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.