MЁNYRA E ABDESIT

 
Mbreti dhe katėr gratė e tij PDF Printoni E-mail
Shkruar nga ...   
e martė. 03 prill 2012
 Mbreti ishte sëmurë dhe ndjente se po i afrohej vdekja. U mendua dhe tha: Për momentin kam katër gra dhe nuk dua që në varr të shkoj i vetëm...







Përmendet se një mbret kishte katër gra.
Gruan e katërt e donte çmendurisht dhe gjithçka bënte për ta kënaqur atë.
Të tretën gjithashtu e donte, por ndjente se ajo po e braktiste për një person tjetër…
... E dyta ishte ajo tek e cila kthehej kur ishte në vështirësi, ajo çdoherë e dëgjonte dhe gjendej kur ishte ngushtë.
E gruan e parë zakonisht e neglizhonte, nuk kujdesej për atë dhe nuk ia jepte hakun edhe pse ajo e donte shumë dhe kishte dorë të fortë në ruajtjen e mbretërisë së tij.

Mbreti ishte sëmurë dhe ndjente se po i afrohej vdekja.
U mendua dhe tha: Për momentin kam katër gra dhe nuk dua që në varr të shkoj i vetëm.
E pyeti gruan e katërt: Të kam dashur më shumë sesa gratë e tjera dhe t’i kam plotësuar të gjitha dëshirat dhe kërkesat, a pranon që të vish dhe të më shoqërosh mua në varr?
Ajo u përgjigj: Është e pamundur një gjë e tillë! Dhe u largua menjëherë pa shfaqur asnjë ndjenjë ndaj mbretit.

E ftoi gruan e tretë dhe i tha: Të kam dashur gjatë gjithë jetës, a më shoqëron në varr?
U përgjigj: Jo, jeta është e bukur dhe pas vdekjes tënde do të martohem me dikë tjetër.

E ftoi gruan e dytë dhe i tha: Tek ti jam kthyer sa herë që kam qenë ngushtë dhe sa shumë ke sakrifikuar për mua, a do të më shoqërosh mua në varr?
U përgjigj: Më fal, nuk mundem t’i përgjigjem kërkesës tënde, por më e shumta që mund të bëj për ty është të të përcjelli deri në varr.
Mbreti u mërzit shumë për mospranimin e grave të tij.

Papritmas dëgjoi një zë që vinte nga larg duke thënë: Unë të shoqëroj në varr…!
Unë do të jem me ty kudo që të shkosh.
Mbreti shikoi dhe pa se ajo ishte gruaja e parë, ishte në një gjendje të dobët dhe e sëmurë për shkak të neglizhencës së tij ndaj saj.
Mbreti u pendua për moskujdesin e duhur ndaj saj gjatë jetës dhe tha: Është dashur të kujdesem për ty më shumë sesa për gratë e tjera, dhe sikur të kthehej koha për mua, ti do të ishe ajo që më së shumti do të përkujdesesha nga gratë tjera.
Realisht, çdo njeri prej nesh në këtë botë është me katër gra.

E katërta: Trupi, sado që përkujdesemi për trupin tonë që t’ia plotësojmë dëshirat, prapëseprapë do të na braktisë menjëherë, në momentin e vdekjes.
E treta: Pasuria, pas vdekjes do të na braktisë dhe do të shkojë tek të tjerët.
E dyta: Familja dhe shokët, sado e madhe të jetë sakrifica e tyre për ne në këtë botë, nuk mendojmë se mund të presim më shumë sesa kur vdesim të na dërgojnë në varreza.

E para: Puna e mirë, po e lëmë pas dore dhe nuk po përkujdesemi, e gjithë kjo në llogari të epsheve, pasurisë dhe shokëve tanë edhe pse punët tona janë të vetmet të cilat do të jenë me ne në varre.

Çka mendon nëse puna jote personifikohet në formë të njeriut, si do të jetë forma dhe gjendja e tij?
E dobët, e ligshtë, e neglizhuar?
Apo, e fortë, vitale dhe e përkujdesur?

Përktheu: Hoxhë Valdet Kamberi
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.