MЁNYRA E ABDESIT

 
1 Prilli PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Valdet Kamberi   
e shtunė. 31 mars 2012
 Islami si fe na tërheq vërejtjen për gënjeshtrën në përgjithësi, dhe e llogarit atë prej cilësive të kufrit-mosbesimit dhe nifakut-dyfytyrësisë.





Allahu në Kur’an thotë: “Pa mëdyshje trillojnë gënjeshtra vetëm ata që nuk u besojnë argumenteve të Allahut, e ata jane gënjeshtarë”. (Nahl:105)
Allahu ka thënë: ”Allahu nuk udhëzon në rrugë të drejtë atë që e tepron me gënjeshtra”. (Gafir:28)

Muhamedi alejhi selam ka thënë: ”Cilësitë e dyfytyrëshit janë tri: kur flet gënjen, kur premton nuk e zbaton premtimin dhe kur i besohet tradhëton”. (Transmeton Buhariu dhe Muslimi).

Gënjeshtra është ves i keq, nga e cila na kanë tërhequr vërejtjen sheriatet-legjislacionet. Dhe se për këtë është pajtuar edhe natyrshmëria e shëndoshë, ndërsa këtë e thonë edhe personalitetet mendjendritur.

Sheriati ynë na ka tërhequr vërejtjen për gënjeshtrën me ajete te Kur’anit, hadithe të Muhammedit alejhi selam dhe me konsensus të dijetarëve muslimanë, e po ashtu gënjeshtra ka një përfundim të keq në këtë botë dhe në botën tjetër.

Islami nuk e ka lejuar gënjeshtrën, pos në raste të caktuara: në luftë, në pajtimin mes njerëzve dhe mes burrit dhe gruas.

Ndëshkimi i rrenës:

1- Dyfytyrësi-Nifak në zemër.

Allahu ka thënë: ”Dhe për shkak se thyen besën që i patën dhënë Allahut, dhe për shkak të asaj se gënjenin, Allahu u ngjeshi hipokrizinë në zemrat e tyre deri në ditën që e takojnë Atë”. (Teube: 77)

2- Gënjeshtra shpie drejt të këqijave dhe zjarrit.

Ibni Mes’udi thotë se Pejgamberi ka thënë:
“Sinqeriteti është bamirësi, ndërsa bamirësia shpie në xhenet. Vërtet njeriu do të vazhdojë të flasë drejt (të jetë i sinqertë në të folur) derisa të shkruhet tek Allahu i sinqertë. Gënjeshtra është marrëzi, ndërsa marrëzia shpie në zjarr (xhehenem). Njeriu do të vazhdojë të gënjejë derisa te shkruhet tek Allahu, subhanehu ve teala, si gënjeshtar”. (Transmeton Buhariu dhe Muslimi).

3- Nuk i pranohet dëshmia.

Ibën Kajim, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ”Gjuha rrenacake është në pozitën e gjymtyrës së paralizuar që nuk ka dobi prej saj, bile edhe më e keqe se ajo, më e keqja tek njeriu ështe gjuha rrenacake”.

4- Nxirja e fytyrës në këtë botë dhe botën tjetër.

Allahu ka thënë: ”E ata që bënë gënjeshtër ndaj Allahut, do t’i shohësh në ditën e kiametit, fytyrat e tyre të nxira. A nuk është në xhehenem vendi i arrogantëve?”. (Zumer: 60).

Rrena është posta e kufrit-mosbesimit, ndërsa dyfytyrësia është udhërrëfyesi, mjeti, shoferi, zbukurimi dhe veshja e tij.

Pse gënjejnë njerëzit?

1- Mosfrika nga Allahu.
2- Përpjekja për të ndryshuar realitetet.
3- Mashtrimi i njerëzve.
4- Tërheqja e vëmendjes së njerëzve me anë të tregimeve dhe njohurive të rreme.
5- Mësimi i gënjeshtrës qysh nga fëmijëria.
6- Llogaritja e saj prej “zgjuarësisë”.

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.