MЁNYRA E ABDESIT

 
Musakė me kungulleshka PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Fexhria   
e martė. 27 mars 2012

I pastron kungulleshkat, i ndan në rrathë dhe i fërgon. Kështu mund të veprosh edhe me patëllxhanë të zi e patate.

Pastaj i rendon në enë prej xhami një rend kungulleshka, një rend patëllxhanë të zi e një rend patate dhe vazhdon kështu derisa të harxhohen.

1 qepë të madhe e fërgon, pastaj ia qet një spec, karotë e domate të grimcuar dhe i fërgon me qepë. Ia qet edhe pak mish të bluar dhe e fërgon dhe të gjithë këtë material e qet mbi materialin në enën prej xhami.
Pastaj i qet përmbi edhe 2 vezë të përziera më parë dhe 1 pavllak.

I shtin në furrë rreth 20 minuta. Mund t’i qesësh kaçkavall përmbi dhe e fut edhe pak në furrë sa të shkrihet.

(Nëse nuk ke kohë, mund t’i rendisësh në enë artikujt edhe pa i fërguar por atëherë i len në furrë një kohë më të gjatë).

Iu bëftë mirë!
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.