MЁNYRA E ABDESIT

 
Njeriu qė i falte njerėzit PDF Printoni E-mail
Shkruar nga ...   
e hėnė. 26 mars 2012

Nga Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të, përcillet se i Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e të Lartësuarit qofshin mbi të, ka thënë: 

“Një njeri, asnjëherë nuk kishte bërë ndonjë vepër të mirë, përveç asaj që u jepte hua njerëzve dhe i thoshte shërbëtorit të tij: “Merrja atij që është në gjendje të mirë dhe lërja atij që është në vështirësi dhe ia fal, se mos ndoshta edhe Allahu do të na falë neve!” Ndërsa, kur vdiq, Allahu i tha atij: “A ke bërë ndonjëherë ndonjë të mirë?” Tha: “Jo, vetëm se e kisha një shërbëtor dhe u jepja hua njerëzve. Kur e dërgoja për t’ua marrë borxhin, i thoshja: “Merrja atij që është në gjendje të mirë dhe lërja atij që është në vështirësi dhe ia fal, se mos ndoshta edhe Allahu do të na falë neve!” Allahu i tha atij: “Të kam falur.”[1] 

Përfitimet që nxjerrim nga hadithi: 

a) Vlera e faljes së njerëzve dhe mirësjellja në shitblerje.
b) Gjerësia e mëshirës së Allahut, pasi që robi me pak punë mund të fitojë shpërblim të madh, sikurse ky njeri, të cilin Allahu e fali dhe e mëshiroi për shkak të kësaj vepre, edhe përkundër veprave të tij të pakta.
c) Allahu i Lartmadhërishëm i trajton njerëzit ashtu si ata i trajtojnë robërit (njerëzit). Atë që është i vrazhdë dhe i ashpër ndaj tyre, Allahu e trajton në të njëjtën mënyrë. Ndërsa atë që është i butë, i mëshirshëm dhe falës ndaj tyre, edhe Allahu e trajton në atë mënyrë.
d) Lejimi i ngarkimit të të tjerëve për ta marrë borxhin.
e) Nxitja për t’u përzier me njerëz dhe për të bashkëpunuar me ta, po qe se kjo sjell dobi apo të ruan prej ndonjë të keqeje.

Përktheu: Jusuf Kastrati
Marrë nga libri: "60 kissah rauaha En-Nebijju s.a.v.s. ue as'habuhu" - Muhammed ibn Hamid


[1] Nesaiu (4708) dhe Ahmedi (2/361) e transmetojnë me të njëjtin term. Ndërsa, me term të ngjashëm e transmetojnë Buhariu (3451), (2077), (2078), Muslimi (1560), Tirmidhiu (1307), Ibnu Ebi Shejbe (7/250) dhe Hakimi (2/29).
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.