MЁNYRA E ABDESIT

 
Pikėpamja e shoqėrisė ndaj hixhabit PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Naheed Mustafa   
e hėnė. 26 mars 2012

 Trupi im është punë për mua
Unë veshi hixhabin, një shami që më mbulon kokën, qafën dhe fytin sepse jam muslimane, e cila beson se trupi i saj është çështje e saj private.








Shpesh pyes veten nëse njerëzit më shohin si “radikale”, “fundamentaliste”, muslimane terroriste me pushkë AK-47 të paketuar nën xhaketës time. Apo më shohin si vajzë postare që thërret në shtypjen e grave kudo. Nuk jam e sigurt cilën nga këto!

Më drejtohen të gjitha llojet e shikimeve të çuditshme, vështrime e shikime të fshehta. E shihni, unë vesh hixhabin, një shami që më mbulon kokën, qafën dhe fytin. Unë e bëj këtë sepse jam grua muslimane, e cila beson se trupi i saj është çështje e saj private.

Gratë e reja muslimane po e rimarrin hixhabin, po e riinterpretojne atë në dritën e qëllimit të saj të vërtetë, për t'i kthyer grave kontroll të skajshëm të trupit të tyre.

Kurani na mëson se individët nuk duhet të gjykohen në bazë të gjinisë, bukurisë, pasurisë ose privilegjit.
Më i nderuari prej jush tek Allahu është ai që i frikësohet më shumë Atij.” (Kuran, 49:13)Megjithatë, njerëzit e kanë të vështirë të lidhen me mua. Në fund të fundit, unë jam e re, e lindur dhe rritur si kanadeze, dhe me arsimim të lartë, atëherë përse do t’ia bëja vetes këtë gjë (përse ta vendosja hixhabin), pyesin ata?

Të panjohur më flasin me zë të lartë, anglishte të ngadalshme dhe shpesh luajnë lojëra të ndryshme. Ata me edukatë pyesin se si më pëlqen jeta në Kanada, dhe nëse të ftohtët më pengon ose jo. Nëse unë jam në disponimin e duhur, mund të jetë shumë argëtuese.

Por, përse unë, një grua me të gjitha avantazhet e një edukimi amerikan verior, papritmas, në moshën 21 vjeçare, po e mbuloj veten, në mënyrë që me hixhabin dhe rrobat e tjera që kam zgjedhur t’i vesh, të shfaq vetëm fytyrën dhe duart e mia?

Sepse më jep liri!

Gratë janë mësuar që nga fëmijëria e hershme se vlera e tyre është në përpjesëtim me atraktivitetin e tyre. Ne ndjehemi të detyruara të ndjekim idetë abstrakte të bukurisë, duke e kuptuar pjesërisht se një ndjekje e tillë është e kotë.

Kur gratë refuzojnë këtë formë shtypjeje, përballen me tallje dhe përbuzje. Në qoftë se janë gra që refuzojnë të vendosin kozmetikë ose të zbulojnë trupat e tyre, shoqëria - të dy palët: burrat dhe gratë - kanë vështirësi që t’i pranojnë ato.

Në botën perëndimore, hixhabi ka ardhur për të simbolizuar ose heshtjen e detyruar, ose militantizëm të papërmbajtur radikal. Në fakt, nuk është asnjëra nga këto. Është thjesht pohim i një gruaje: që gjykimi i anës fizike të saj, nuk luan asnjë rol, çfarëdo qoftë ai, në ndërveprimin shoqëror.

Veshja e hixhabit më ka liruar nga vëmendja e tepruar për dukjen time fizike.

Sepse dukja ime nuk është subjekt i shqyrtimit publik; bukuria ime apo ndoshta mungesa e saj, është hequr nga sfera e diskutimeve zakonore.

Askush nuk e di nëse flokët i kam të rregulluara sikur sapo të dilja nga salloni i flokëve, nëse më duhet të dobësohem ose jo, apo edhe nëse kam ndonjë shenjë të shëmtuar. Dhe për shkak se askush nuk e di, askujt nuk i intereson.

Të mendosh se duhet të kërkosh standardet e pamundura të bukurisë mashkullore është e lodhshme dhe shpesh poshtëruese. E di, sepse kam kaluar gjithë vitet e adoleshencës sime në këtë gjë. Kam pas arritur kufijtë e bulimisë (sëmundje: e tepron në haje, pastaj e nxjerr me vjellje), dhe kam harxhuar shuma parash që nuk i kam pasur, në ila
çe e kremra, me shpresë për t'u bërë Mis Bota e ardhshme.

Përkufizimi i bukurisë është gjithnjë në ndryshim: shoqëria imagjinative është e mirë, shoqëria imagjinative është e keqe, atletika trupore është e mirë – më falni, atletika trupore është e keqe. Gratë nuk kanë për ta arritur barazinë duke i zbuluar trupat e tyre, sikur që disa njerëz dëshirojnë që t’i të besosh. Barazia e vërtetë do të arrihej vetëm atëherë kur grave nuk do t’iu duhej t’i zbulonin trupat e tyre për të tërhequr vëmendjen dhe nuk do t’iu duhej të mbronin vendimin e tyre për të mbajtur trupat për veten e tyre.

Burimi: www.iisna.com
Përktheu: Driton Ajdin Xhezairi
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.