MЁNYRA E ABDESIT

 
Besnikėrinė ndaj Allahut kurrė mos e humb e as mos e the! PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Valbona Kelmendi   
e hėnė. 26 mars 2012
 Mund të jetosh jetë të rëndë, të vështirë e shpeshherë të papërballueshme, por themi se asnjëherë nuk duhet thyer e as shkelur besnikërinë ndaj Allahut, sepse vetëm Allahu është më besniku me ju.





“Besnikëria nuk ipet lëmoshë”- thuhet në një urti, por, besnikërinë edhe s’mund ta posedosh nëse nuk je i lindur besnik, don të thotë; nëse Zoti s’të ka falur besnik.Mund të jetosh jetë të rëndë, të vështirë e shpeshherë të papërballueshme, por themi se asnjëherë nuk duhet thyer e as shkelur besnikërinë ndaj Allahut, sepse vetëm Allahu është më besniku me ju. Vetëm Ai e realizon dhe kompenzon çdo gjë, madje shumëfish, përkundër asaj që e privon robin e Tij.

E morëm për ta trajtuar këtë temë bashkëbisedimi me ju, ngaqë historia e një motre në veçanti e hallet e shumë prej tyre në përgjithësi me bën që ta shoh gëzimin e shpresës në sytë dhe zemrat e tyre përkundër privimeve e halleve të cilat i kanë. Kur themi gëzimin, tregojmë atë sesa shpresojnë në mëshirën e Allahut për në botën tjetër, edhe pse nuk shihnin dritë sytë e tyre në tunelin e kësaj bote në të cilën janë, megjithatë vullneti i tyre për t’u kapur për jetën dhe për t’iu përballuar sprovave ishte për admirim.

Krahas kësaj pyesim: Çfarë jete jetojmë ne, të lumtur, në bollëqe, në argëtime, dëfrime, zullum ndaj të tjerëve, dhe sa i jemi besnik Allahut për atë që kemi dëshmuar se vetëm Ai është Zoti ynë dhe se Muhamedi alejhis selam, është i Dërguar për ne?  Apo jetojmë në halle e derte , me vuajtje, padrejtësi të shkelur dhe në trysni, dhe krahas gjithë këtyre i jemi besnik Allahut dhe qëndrojmë pas asaj që kemi premtuar ndaj Tij?

Përgjigjen secili e kthen në vetëndërgjegje të tij.
Shpesh, në mos përherë, Zemra dhe Mendja janë në garë, si partitë politike, në konflikt që përfundon vetëm me të mundur. Sepse zërat që vijnë nga mendja e nga zemra shpesh janë kundërthënës, burim konflikti i brendshëm. I njëjti zë që i thotë njeriut të veprojë, tallet më vonë për zgjedhjen që ka bërë. Çfarë zemra dëshiron dhe çfarë mendja këshillon, rrallëherë përputhen.

Njerëzit zënë miqësi vetëm me personat që duan ose të ngjashëm me veten. Në këtë mënyrë, nuk ndjehen të detyruar të shtiren a të pranojnë gjëra që nuk duan. Në këtë rast, sjellja ndaj tjetrit sa për t'u dukur, është e kundërt me ndjenjën, e cila është krijesë e një lidhjeje midis zemrës dhe mendjes. Çdo vendim që buron nga zemra, mendja e quan jo të zgjuar.

 Edhe zemra mban të njëjtin qëndrim ndaj vendimeve me burim mendjen, duke i quajtur të pashpirt, pandjenjë a të ftohta, të llogaritura. Por janë edhe kushtet shoqërore, pasionet përfitere ose epshore të cilat fshehin dhe errësojnë të dukshmet, që bëjnë që çdo lloj vendimi, veprimi, përzgjedhjeje të kundërshtohet. Kur zgjedhja është e mirë, si mund të sigurohet njeriu për këtë? Si mund ta di se hapi që do të hedhë është i drejtë? Jetë njerëzish, fate njerëzish shkatërrohen sepse njerëzit nuk janë në gjendje të vendosin se cilin zë duhet të dëgjojnë, atë që del nga zemra apo nga mendja. Dhe njeriu jeton në mëdyshje a nën hijen e dyshimit duke pyetur "po sikur?” “po nëse?, dhe asnjëherë nuk do të jetë i kënaqur me zgjedhjen që ka bërë, qoftë me zemër ose me mendje. Andaj e potencuam shumë qëllimshëm ‘Besnikërinë ndaj Allahut dhe të qenurit besnik me Të’.

 
Problemet më të vështira, shpesh kanë zgjidhje të thjeshtë, ndonjëherë shumë të thjeshtë. Por njerëzit, të paktën shumica, ngatërrojnë qëllimet - e zemrës dhe mendjes - dhe preken nga sëmundja e pavendosmërisë. Zemra krahasohet me busullën, qëllimi i saj është të tregojë drejtimin që duhet ndjekur. Ose si një aeroplan zbulimi, nga të dhënat që dërgon, kryhet lëvizja e trupave në tokë. Mendja është e një natyre tjetër. Qëllimi i saj është të organizojë dhe krahasojë të dhënat, dhe si reporter i mirë të thotë "ja ku janë të gjitha faktet, të dyja anët e çështjes. Çfarë do të bësh me to, është puna jote"  

Mendja është si prokurori ose avokati, ndërsa zemra si drejtësia ose gjykatësi. Arsyeja që njeriu shqetësohet a turbullohet nga konflikti midis Zemrës dhe Mendjes, është se mendja uzurpon rolin e gjykatësit. Mendja punon në heshtje, edhe kur njeriu “nuk e ka mendjen” dhe pikërisht këtë kohë shfrytëzon për të detyruar vendimin. Për t’i dhënë fund këtij konflikti midis Zemrës dhe Mendjes, njeriu duhet të gjejë rrugë për t’i lidhur ato, duke i bërë vetes pyetjen; “A është vendimi që do të marrë pro apo kundër meje?” Përgjigjia është e qartë. Me këtë lidhje midis Zemrës dhe Mendjes, krijesa e tyre – njeriu - nuk do të provojë më dëme emocionale sa herë Zemra dhe Mendja ndahen. Sa që e duhet kujtuar versetin i cili thotë:
Allahu sheh zemrat tuaja e jo fytyrat tuaja në ditën kur jepet llogaria.” , ndërsa i Dërguari i Tij, alejhis selam, ka thënë: "Kur Allahu i do të mirën një personi, Ai i mundëson atij të kuptuarit e drejtë të fesë."

Sigurisht që vetëm kjo i ka bërë të jenë besnik të parët tanë (sahabët) dhe gjeneratat e arta pas tyre saqë zemrat e tyre dhe mendjet e tyre e ditën qartë se ku duhet pozicionuar e qëndruar , e nga kjo dhe shembujt e tyre u frymëzuan mendjemprehtat të cilat vërtet nuk duan në asnjë mënyrë ta thejnë e as ta shkelin besnikërinë ndaj Allahut, Krijuesit të xheneteve të lartë e të nderuar, dhe kjo po iu jep shkëlqesi në zemrat dhe fytyrat e tyre përkundër tërë atyre privimeve e derteve që kanë.

Në vend të mbylljes po e lëmë një verset me shenjë mesazhi për qëllim që të mësojmë edhe të gjitha ne, ose të paktën të përfitojmë sado pak prej tij:
Thuaj: "Kjo është rruga ime, e vënë në fakte të qarta, e që unë thërras te Allahu, unë dhe ai që vjen pas meje. Larg të metave është Allahu, e unë nuk jam nga idhujtarët." (Jusuf, 12: 108).
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.