MЁNYRA E ABDESIT

 
Njėzet e dy metodat mė tė mira pėr ta bėrė jetėn tėnde tė lumtur PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Valdet Kamberi   
e enjte. 22 mars 2012

 Mendo mirë për Allahun e Lartëmadhëruar. Sado që gjendja të jetë e mirë apo e keqe, beso se ajo do të ndryshojë.







1. Kushtoja nga koha jote 10 deri 30 minuta për të ecur.
2. Kushtoja nga koha jote për çdo ditë nga 6 orë për gjumë.
3. Kushtoja një kohë për ushqime shpirtërore (namaz-tesbih-istigfare).
4. Kaloje një pjesë të kohës me njerëz që janë të moshës 70 vjeçare, dhe me disa që janë nën moshën 6 vjeçare.
5. Konsumo më shumë ushqime natyrale dhe përmbaju sa ke mundësi nga ato artificiale.
6. Pi një sasi të konsiderueshme të ujit.
7. Mos e kalo kohën tënde të shtrenjtë në thashetheme.
8. Harroji rastet dhe gabimet e kaluara, e mos ia kujto shoqëruesit tënd të jetës.
9. Dije se jeta është shkollë, ndërsa ti je nxënës në të dhe problemet i ngjajnë detyrave matematikore që kanë zgjidhje.
10. Haje mëngjesin tënd sikurse mbreti, drekën si një princ dhe darkën si i varfëri.
11. Jeta është shumë e shkurtër, mos e shpenzo duke urryer të tjerët.
12. Nuk është patjetër të fitosh në të gjitha dialogjet dhe debatet.
13. Mos e krahaso jetën tënde me jetën e të tjerëve, e as shokun e jetës me të tjerët.
14. I vetmi person përgjegjës për veten tënde je ti.
15. Fali të gjithë pa dallim.
16. Mendo mirë për Allahun e Lartëmadhëruar.
17. Sado që gjendja të jetë e mirë apo e keqe, beso se ajo do të ndryshojë.
18. Zilia është humbje kohe, ti i posoden të gjitha gjërat e nevojshme.
19. Telefono pa ndërprerë prindërit e tu.
20. Ruaji kufijtë e tu.
21. Kur zgjohesh i gjallë në mëngjes, falënderoje Allahu e Lartëmadhëruar.
22. Dërgoja këtë atyre që i do.

Përktheu: Valdet Kamberi
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.