Njėzet e dy metodat mė tė mira pėr ta bėrė jetėn tėnde tė lumtur |
|
|
|
Shkruar nga Valdet Kamberi
|
e enjte. 22 mars 2012 |
Mendo mirë për Allahun e Lartëmadhëruar. Sado që gjendja të jetë e mirë apo e keqe, beso se ajo do të ndryshojë.
1. Kushtoja nga koha jote 10 deri 30 minuta për të ecur. 2. Kushtoja nga koha jote për çdo ditë nga 6 orë për gjumë. 3. Kushtoja një kohë për ushqime shpirtërore (namaz-tesbih-istigfare). 4. Kaloje një pjesë të kohës me njerëz që janë të moshës 70 vjeçare, dhe me disa që janë nën moshën 6 vjeçare. 5. Konsumo më shumë ushqime natyrale dhe përmbaju sa ke mundësi nga ato artificiale. 6. Pi një sasi të konsiderueshme të ujit. 7. Mos e kalo kohën tënde të shtrenjtë në thashetheme. 8. Harroji rastet dhe gabimet e kaluara, e mos ia kujto shoqëruesit tënd të jetës. 9. Dije se jeta është shkollë, ndërsa ti je nxënës në të dhe problemet i ngjajnë detyrave matematikore që kanë zgjidhje. 10. Haje mëngjesin tënd sikurse mbreti, drekën si një princ dhe darkën si i varfëri. 11. Jeta është shumë e shkurtër, mos e shpenzo duke urryer të tjerët. 12. Nuk është patjetër të fitosh në të gjitha dialogjet dhe debatet. 13. Mos e krahaso jetën tënde me jetën e të tjerëve, e as shokun e jetës me të tjerët. 14. I vetmi person përgjegjës për veten tënde je ti. 15. Fali të gjithë pa dallim. 16. Mendo mirë për Allahun e Lartëmadhëruar. 17. Sado që gjendja të jetë e mirë apo e keqe, beso se ajo do të ndryshojë. 18. Zilia është humbje kohe, ti i posoden të gjitha gjërat e nevojshme. 19. Telefono pa ndërprerë prindërit e tu. 20. Ruaji kufijtë e tu. 21. Kur zgjohesh i gjallë në mëngjes, falënderoje Allahu e Lartëmadhëruar. 22. Dërgoja këtë atyre që i do.
Përktheu: Valdet Kamberi |