MЁNYRA E ABDESIT

 
Kujto, para se tė mėkatosh PDF Printoni E-mail
Shkruar nga ...   
e martė. 20 mars 2012
 Kujto se, mëkati të privon nga adhurimi. Kujto se, ke humbur shpërblime të mëdha atëherë kur nuk ke luftuar me mëkatin.







Nëse të mund epshi yt…
Nëse dëshiron të flasësh, dhe nuk e din se çka flet…
Nëse të kujtohet një rast që të ka shqetësuar e ti nuk je përmbajtur…
Nëse dëshiron të marrësh një vendim që nuk e kënaq Allahun…

Kujto se, ai është një moment që mbaron.
Kujto se, mëkati e tërheq mëkatin.
Kujto se, meleku ka regjistruar çdo të keqe që ke bërë.
Kujto se, Allahu të ka parë në atë punë që nuk e don dhe nuk është i kënaqur.
Kujto se, zemra jote ka marrë një pikë të zezë.
Kujto se, mëkati të privon nga adhurimi.
Kujto se, do të dalësh para vëllezërve tu me poshtërimin e mëkatit.
Kujto se, ti nuk ke duruar në momentin e bërjes së mëkatit.
Kujto se, ke humbur shpërblime të mëdha atëherë kur nuk ke luftuar me mëkatin.
E ti, gjithmonë kujto… para se të bësh mëkat!

Kujto! “Atë Ditë kur Allahu i ringjallë të gjithë ata dhe i informon se çka kanë punuar. Allahu e ka shënuar atë, por ata e kanë harruar. Allahu është dëshmitar i çdo sendi”. (Muxhadele, 6)

Kujo! “…kush bën keq do të dënohet për atë dhe nuk do të gjej pos Allahut, as ndihmës as mik”. (Nisa, 123)

O ti! Po supozojmë se nuk frikohesh, por i mjeri ti që nuk përmallohesh.

E lusim Allahun të na mbrojë nga çdo e keqe dhe e padëshiruar, dhe të na bëj rob falënderues ditë e natë!

Kur të zgjohesh, mos e prit natën.
Kur flen natën, mos e prit ditën.

InshAllah, është këshillë për mua dhe ty!
Me shpresë se do të bie në veshët që dëgjojnë dhe mendjet që logjikojnë.
Të udhëzohet mëkatari dhe të largohet nga ajo.
E atëherë edhe ne do ta kemi shpërblimin.

Përktheu: Valdet Kamberi
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.