MЁNYRA E ABDESIT

 
I Buti (ER REFIK) PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Husein Eserraxh   
e hėnė. 19 mars 2012
 Allahu është i butë në veprimet e Veta. Vërtet Allahu është i butë dhe i do ata që janë të butë…” (Muhamedi alejhis selam)





Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!

Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimi qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Ndër emrat e Allahut të Lartësuar është edhe ER REFIK (I BUTI) në veprimet dhe ligjvëniet e Tij. Për këtë emër kemi argument fjalën e të Dërguarit të Allahut (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!) në hadithin sahih:
Vërtet Allahu është i butë dhe i do ata që janë të butë…

Allahu është i butë në veprimet e Veta. Ka krijuar të gjitha krijesat gradualisht sipas urtësisë dhe butësisë së Vet, edhe pse Ai është i plotfuqishëm që të krijojë me një krijim dhe për një çast.

Kush mediton në krijesat dhe ligjet e Tij se si i sjell ato do të vërejë çudira. I maturi është ai i cili u vjen gjërave me butësi, me maturi duke pasuar në këtë ligjet e Allahut dhe duke pasuar të dërguarin e Allahut (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!).

Nëse ky është udhëzimi dhe rruga e tij s’ka dyshim se do t’i lehtësohen gjërat, veçanërisht ai i cili urdhëron dhe ndalon njerëzit, i këshillon ata, është e domosdoshme për të butësia dhe maturia. Gjithashtu, atë që e dëmtojnë njerëzit me fjalë fyese, e ruan gjuhën e vet nga sharja e tyre, s’ka dyshim se ata do të largohen, ndërsa ai do të fitojë rehati e qetësi.

Kush mediton në atë se çfarë përfshijnë ligjet e Allahut, sheh gjerësi, lehtësira, pastaj urtësitë në krijim, ngase Allahu ka krijuar krijesat me etapa dhe i barti nga një gjendje në tjetrën me urtësi dhe fshehtësi të cilat nuk mund t’i përfshijë logjika.

Butësia nga ana e robit nuk e kundërshton vendosmërinë e tij. Është i butë në çështjet e tij, i matur, mirëpo nga ana tjetër, nuk i lëshon rastet të cilat mund të zbatohen, e as nuk i lë pas dore kur i paraqiten ato.
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.