MЁNYRA E ABDESIT

 
Filloje ditėn nė paqe! PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Avni Tafili   
e enjte. 15 mars 2012
 Filloje ditën me mendim të mirë e të pastër ndaj vetes dhe të tjerëve. Filloje në paqe e me dashuri ndaj së mirës e ndaj së vërtetës.





Mos e fillo ditën i shqetësuar; mos e fillo i zemëruar; mos e fillo i pikëlluar; mos e fillo i dëshpëruar; mos e fillo i rënduar! Mos e fillo me urrejtje, zili e inatosje; as me kokëfortësi e kryelartësi!

Filloje i lirë e i çliruar; i lehtë e i lehtësuar!

Filloje me mendim të mirë e të pastër ndaj vetes dhe të tjerëve. Filloje në paqe e me dashuri ndaj së mirës e ndaj së vërtetës.

Filloje duke besuar se jeta jote ka një qëllim, dhe ai qëllim është i lartë; duke njohur thelbin e jetës, të ekzistencës, të ngjitesh lart e të ndjesh gjerësinë e hapësirës dhe lirinë e lëvizjes!

Shkëputu me mendjen dhe zemrën tënde, pastaj të notosh lart e larg, shkëputesh dhe i le poshtë gjërat e ulëta e të padobishme!

Dije se, Zoti yt të do dhe të mëshiron, mbështetu në Të dhe kërkoje ndihmën e Tij me devotshmërinë e zemrës; Ai ka fuqi mbi çdo gjë!
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.