MЁNYRA E ABDESIT

 
Shtatė metoda pėr ruajtjen e namazit PDF Printoni E-mail
Shkruar nga ...   
e mėrkurė. 14 mars 2012
 Leximi rreth rëndësisë së namazit dhe shpërblimit të tij, njëherit edhe njohja me ndëshkimin për atë që e lë namazin dhe e vonon atë nga koha e tij.



1. Largimi nga mëkatet sa të kesh mundësi, dhe përpjekja për të mos rënë në ato; e nëse të godet një gjendje e tillë kërko shumë istigfar-kërkim faljeje dhe pendohu.

2. Angazhimi në ndonjë punë shoqërore me anë të ndonjë vëllai/motre, në mësimin përmendësh të Kur’anit, vijimin e ligjëratave islame apo çfarëdo pune sheriatike që nuk bie ndesh me obligimet e tua shkollore, qoftë edhe vetëm një herë në javë.

3. Përkujdesja për faljen e namazeve vullnetare (nafile) sepse kjo është një nga faktorët më të rëndësishëm për ruajtjen e namazeve obligative (farze). Disa dijetarë kanë thënë: Lënia e suneteve është fillimi i lënies së namazeve obligative (farz).

4. Leximi rreth rëndësisë së namazit dhe shpërblimit të tij, njëherit edhe njohja me ndëshkimin për atë që e lë namazin dhe e vonon atë nga koha e tij.

5. Gjithashtu, ajo që të ndihmon shumë është dashuria e madhe për Allahun dhe Muhamedin, alejhi selam, e kjo kërkon nga ti të njihesh me emrat e bukur të Allahut dhe cilësitë e Tij të larta, gjithashtu të njihesh me biografinë dhe virtytet e Muhamedit, alejhi selam, sepse zemra ndihmon trupin nëse mbushet me dashuri ndaj një pune.

6. Të përmendurit e Allahut zbut zemrën; bëje një orar për të thënë: Allahu Ekber, Subhanallah, Elhamdulilah, Lailahe ilallah, etj., dhe për të dërguar salavate mbi Muhamedin, alejhi selam, me rëndësi të thuhet edhe nëse nuk e thua çdo herë.

7. Në fund, duaja-lutja, veçanërisht natën, që Allahu ta mundësojë realizimin e këtyre mirësive, dhe ta lehtësojë nënshtrimin dhe dashurinë.

Përktheu: Valdet Kamberi
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.