MЁNYRA E ABDESIT

 
Shenjat e pėrfundimit tė mirė PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Valdet Kamberi   
e martė. 13 mars 2012
 Thënia e shehadetit gjatë vdekjes. Muhamedi alejhi selam ka thënë: “Ai, fjala e fundit e të cilit është “La ilahe il-lallah”, do të hyjë në xhenet.




1. Thënia e shehadetit gjatë vdekjes. Muhamedi alejhi selam ka thënë: “Ai, fjala e fundit e të cilit është “La ilahe il-lallah”, do të hyjë në Xhennet.” (Transmeton Ebu Davudi, Shejh Albani thotë se hadithi është “sahih - i vërtetë”.)

2. Vdekja me djersë në ballë. Burejde b. Hasib thotë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut duke thënë: “Vdekja e besimtarit është me djersë në ballë”. (Transmeton Ahmedi, Tirmidhiu, Nesaiu, ndërsa Shejh Albani thotë se hadithi është “ sahih”.)

3. Vdekja në natën e xhuma apo ditën e saj. Muhamedi, alejhi selam, ka thënë: “Çdo musliman i cili vdes ditën e xhuma ose natën e xhuma, Allahu e mbron nga sprova e varrit”. (Transmeton Ahmedi, Tirmidhiu, Shejh Albani thotë se hadithi duke mbledhur të gjitha rrugët e tij është “ hasen” apo “sahih”.)

4. Rënia dëshmor në rrugën e Allahut. Allahu ka thënë:
 Mos mendoni për ata që janë vrarë në rrugën e Allahut se janë të vdekur. Përkundrazi (ata) janë të gjallë tek Zoti i tyre duke u furnizuar. Ata gëzohen nga ato mirësi që ua ka dhuruar Allahu nga begatitë e tij të pafundta. Gëzohen që bashkangjiten me ta vëllezërit e tyre të cilët akoma nuk kanë rënë dëshmorë, por vriten në rrugë të Allahut pas tyre (më vonë). Se për ata nuk do të ketë asnjë frikë e as nuk do të pikëllohen. Ata gëzohen në mirësitë dhe begatitë që ua dha Allahu, dhe nuk ka dyshim se Allahu nuk ua humb shpërblimin besimtarëve.” (Ali Imran, 169-171) Muhamedi alejhi selam ka thënë: “Kush vritet në rrugë të Allahut ai është shehid.” (Transmeton Muslimi)

5. Vdekja nga murtaja. Muhamedi, alejhi selam, ka thënë: “Murtaja është shehidllëk i çdo muslimani.” (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)

6. Vdekja nga sëmundjet e barkut. Muhammedi, alejhi selam, ka thënë: “Ai që vdes me sëmundje të barkut, vdes shehid.” (Transmeton Muslimi)

7. Vdekja me mbytje dhe me shembje. Muhamedi, alejhi selam, ka thënë: “Shehidët janë pesë …I mbyturi në ujë, dhe ai që vdes nën diçka që shembet…” (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)

8. Vdekja e gruas (nënës) në lindje. Muhamedi, alejhi selam, ka thënë: “Gruaja që vdes për shkak të fëmijës...” (Transmeton imam Ahmedi)

9. Vdekja me djegie. Muhamedi, alejhi selam, ka thënë: “…i djeguri është shehid...”(Shejh Albani ka thenë: hadithi është ”hasen-sahih”.)

10. Vdekja duke mbrojtur fenë, vetveten dhe pasurinë e tij. Muhamedi, alejhi selam, ka thënë: “Kush vritet duke mbrojtur pasurinë e tij është shehid, kush vritet duke e mbrojtur familjen e tij është shehid; kush vdes duke mbrojtur fenë e tij është shehid, …” (Transmeton Tirmidhiu)

11. Vdekja duke ruajtur në rrugën Allahut. Muhamedi, alejhi selam, ka thënë: “Të bërit roje në rrugë një ditë e një natë tek Allahu është më me vlerë se sa agjërimi i një muaji dhe falja në netët e tij; e nëse vdes i vazhdon puna që ka punuar, i vazhdon risku dhe garantohet nga sprovimi”. (Transmeton Muslimi)

12. Prej shenjave të mira është edhe vdekja duke bërë punë të mira. Muhamedi, alejhi selam, ka thënë: “Kush thotë “la ilahe ilal-llah” dhe përfundon me këtë fjalë hyn në xhenet”. (Transmeton imam Ahmedi, ndërsa shejh Albani thotë se hadithi është “sahih”.)

Përktheu: Valdet Kamberi
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.