MЁNYRA E ABDESIT

 
Ēudi me ty, o biri i Ademit! PDF Printoni E-mail
Shkruar nga ...   
e shtunė. 10 mars 2012
 Kur ke lindur nuk e di se kush është gëzuar.
Kur vdes nuk e di se kush pikëllohet.






Kur lind, nuk di se kush të nxjerr nga barku i nënës tënde.
Kur vdes, nuk e di kush do të fus në varr.
Kur ke lindur, të kanë larë dhe pastruar.
Kur vdes të lajnë dhe pastrojnë.
Kur ke lindur nuk e di se kush është gëzuar.
Kur vdes nuk e di se kush pikëllohet.

Në barkun e nënës ishe në vend të ngushtë dhe të errët.
Kur të vdesësh do jesh në vend të ngushtë dhe të errët.

Kur lind, të mbështjellin me çarçaf që të mbulojnë.
Kur të vdesësh, qefinosesh me çarçaf që të mbulojnë.

Kur ke lindur dhe je rritur, njerëzit kanë pyetur për diplomat dhe eksperiencat e tua.
Kur të vdesësh, melaiket do të pyesin për Zotin, fenë dhe Muhamedin alejhi selam.
Nëse përgjigjesh, do të jetosh i furnizuar, e nëse jo, i dënuar në varrin tënd, pastaj në ditën e llogarisë Allahu yt do të pyesë për punët tua.
Çka ke përgatitur për Ditën e Gjykimit?
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër që meriton të adhurohet pos Allahut, dhe se Muhamedi, alejhi selam, është i dërguari i Tij.
Provo, thuaje me gjithë zemër!
Puno me atë gjatë gjithë jetës!
Kërko falje për mëkatet e tua se Allahu falë shumë.
Të gjitha punët bëji vetëm për Allahun tënd.
Përgëzoje veten për takimin me Atë që të ka krijuar, formuar dhe mësuar.
Të shëroi kur u sëmure.
Të shtoi durimin kur u sprovove.
Të furnizoi kur u varfërove.
Të ushqeu kur u urite.
Të forcoi kur u dobësove.
Të fali kur gabove.
Ky është Allahu ynë, sa dhunti e madhe që e kemi Zot.
O Allah, na bën të vdesim si muslimanë, e jo të sprovuar.
O Allah, punët tona të fundit bëji të jenë të mira.
O Allah, jetën tonë të fundit bëje të jetë më e mira për ne kur të takohemi me Ty.
O Allah, na falë dhe mëshiro, o Mëshirues.

Përktheu: Hoxhë Valdet Kamberi
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.