MЁNYRA E ABDESIT

 
Si ta ndryshosh vetveten? PDF Printoni E-mail
Shkruar nga ...   
e shtunė. 03 mars 2012
 “E s’ka dyshim se aktiviteti i natës është fuqizues dhe fjalë më e qartë. (Kur’an, 73:6)






Nëse dëshiron që ta përmirësosh vetveten atëherë rrugët janë të shumta. Por ajo më e lehta që mund ta arrijë një musliman i thjeshtë gjatë ditës është t’i referohet disa ajeteve nga Kurani Fisnik. Dhe i reciton ato duke i përsëritur herë pas here derisa ato i mban në zemër. Pastaj u referohet librave më të mirë të tefsirit (komentit të Kuranit) dhe e sheh madhështinë e këtyre ajeteve dhe kuptimin e këtyre sureve. Dhe kur bie nata, paraqitet para Zotit të tij me devotshmëri të plotë dhe i reciton ato dhe afrohet afër Allahut me leximin e këtyre ajeteve, dhe me madhështinë e mësimeve dhe shembujve që ato i përmbajnë. Dhe nëse është e mundur që të dëgjojmë recitimin e tij (nëse është mashkull apo femër) ka mundësi që kjo të jetë shumë e dobishme për të.

Ka thënë Allahu (shpjegimi dhe komentimi): “E s’ka dyshim se aktiviteti i natës është fuqizues dhe fjalë më e qartë. (Kur’an, 73:6)

Dhe çdo person i arsyeshëm duhet që të ketë dëshirë ta përmirësojë vetveten e tij me besim të plotë dhe nëse Allahu e begaton me këtë mundësi dhe ai qëndron (natën) para Zotit, Krijuesit të Tij atëherë paramendoje, në çfarë gjendje do ta fillojë mëngjesin e tij!
Do ta takosh Allahun duke i mbartur veprat e tua të mira, duke dëshmuar në favor tëndin para Zotit, duke e ditur se Allahu nuk i bën askujt të padrejtë.
“E kam kaluar namazin e natës, duke u penduar tek Ti dhe duke recituar fjalët Tua”.

Këshilla që dëshiron t’ia drejtosh vetvetes duhet të jetë në dy gjëra:

1. Një emocion (efekt), një gjurmë në zemër, me të cilën do ta përulësh zemrën para Allahut dhe

2. Të vepruarit e veprave të mira, të bazuara në shtimin e kësaj gjurme ose ndikimi në zemrën tënde me të cilën do të shkosh drejt punëve të mira dhe adhurimit të Zotit tënd. Dhe e paraqet veten para Allahut me këso gjërash. Dhe kjo është një jetë praktike, e mbushur përplot me vepra të mira me të cilat një rob mund ta paraqesë veten para Allahut.

Marrë nga ligjërata e Shejh Salih el Megamisit
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.