MЁNYRA E ABDESIT

 
Err-rreukjetu vet-tamaim fryerja (shėrimi) PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Salih el Feuzan   
e premte. 28 korrik 2006
                              
 
Fryerja ndahet në dy lloje:

 a) Lloji i parë:

 Lloji i parë është fryerja (shërimi) që është i pastër nga shirku, si p.sh. t’i lexohet të sëmuarit Kur’an ose të kërkohet mbrojtja me emrat dhe sifatet (cilësitë) e All-llahut. Kjo mënyrë është e lejuar, sepse Muhamedi, salahhahu alejhi ve selem, ka fryerë dhe lejoi atë.

Dijetarët u pajtun në lejimin e fryerjes me tri kushte:

1. Që ajo të bëhet me Fjalë të All-llahut, me emrat dhe sifatet e Tij.
2. Të bëhet në gjuhën arabe dhe me ato fjalë që u dihet kuptimi.
3. Të besohet se fryerja nuk ndikon vetvetiu por me caktimin e All-llahut.

Metoda:
T’i lexohet apo t’i fryhet të sëmuarit, ose i lexohet ujit të cilin e pin i sëmuari, sikurse përmendet në hadithin e Thabit Ibnul-kajsit, radijahhahu anhu: ”Se Muhammedi, salahhahu alejhi ve selem, mori dhe nga Bat’hani(vend i posaçëm) të cilin e vuri në një gotë, pastaj i fryu atij me ujë dhe ia hodhi atij”.

b)Lloji i dytë:
Lloji i dytë janë që në vete kanë shirk. Ato janë fryerjet me anë të të cilave kërkohet ndihmë nga dikush tjetër përveç All-llahut, subhanehu ve teala, u bëhet lutje atyre dhe kërkohet ndihmë nga ata, sikurse janë fryerjet me emrat e exhinëve, melaqeve. Profetëve dhe njerëzve të mirë. Kjo është lutje ndaj dikujt tjetër përveç All-llahut, subhanehu ve teala dhe është shirk i madh. Ky lloj i fryerjes është i ndaluar (haram)

 Marrë nga libri: "Njëshmëria e Allahut (subhanehu ve teala)"  Salih el Feuzan
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.