MЁNYRA E ABDESIT

 
Sot ēdo gjė mbaroi... PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Arta   
e mėrkurė. 29 shkurt 2012

Tani ku je duke shkuar...
Sot t’u mbyll goja
të flasësh s’ke mundësi
Sytë t’u mbyllën, më nuk hapen përsëri!
Sot çdo gjë mbaroi, o i mjeri ti!
Ah, ditë e rëndë dhe e vështirë sot do të jetë...
Ku je duke shkuar?
Përse nuk po flet?
Fare s’e mendoje që në këtë tokë,
në të cilën ishe duke ecur dhe argëtuar,
do të të hapet një gropë, dhe në të ke për t’u lëshuar
Sa moment i vështirë dhe i shqetësuar.
O ti mëkatar!
Të gjitha mëkatet do të t'jenë të shënuar
çdo imtësirë do të jetë aty.
Ahh, ditë e rëndë dhe e vështirë do të jetë!!
Atë ditë kur duart tuaja do të flasin e do të thonë
'O Zot, këto duar me gjëra haram kanë punuar
gjithë me duhan dhe raki kanë qëndruar’
Këmbët po të njëjtën gjë do ta thonë
'Edhe ne kemi ecur për në haram,
nuk jemi ngritur asnjëherë për t'falur namaz,
kemi kërcyer n'klubet e natës,
kemi ecur nëpër plazhe...'
Çdo gjë do të jetë shqetësuese,
në këtë ditë kur të publikohen t'gjitha mëkatet.
Fare s’e kujtove atë ditë.
Sa ishe ende n'këtë jetë!
Të besosh bindshëm dhe të veprosh,
Të mbjellësh të mira, e të këqijave t’u largohesh.
Eh, të bëhesh rob i Allahut,
rob i cili përulet në rukje dhe sexhde,
T'bëhesh rob i Allahut në shtëpi,
rob i Allahut në xhami,
rob i Allahut në rrugë,
rob i Allahut në punë,
rob i Allahu çdo kund...
Rob i Allahut kur njerëzit të njohin dhe kur nuk të njohin,
rob i Allahut edhe në vetmi.
Këtë mos ta harrosh, por rob i Allahut të jesh gjithmonë.
Tani çdo gjë mbaroi...
Vdekja të mori, dhe në këtë dynja më nuk të kthen...
Tani lamtumirat e fundit të dashurit e tu janë duke t’i dërguar
Më duar të ngritura nga qielli, Allahut mëshirë për shpirtin tënd
janë duke i kërkuar...

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.