MЁNYRA E ABDESIT

 
Kėrkoj...? PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Jeta   
e diel. 26 shkurt 2012

E kërkoja një dashuri...
Të pavdekshme, apo që nuk do të shuhej kurrë,
Mirëpo s’e gjeja!
E kërkoja një punë apo një vepër...
Që nga ajo do të kem mirësi dhe qetësi shpirtërore,
gjatë gjithë jetës sime...
Po as këtë nuk e gjeta dot!
Kërkoja t'kem një jetë të lumtur, me nder dhe vlerë,
të jem e respektuar gjithmonë...
Mirëpo e kotë ishte!
S’gjeja përgjigje kurrë!

Përderisa...

Nuk e arrita udhëzimin e Allahut
dhe nuk u kapa fort me Islamin
Besimin dhe me praktikimin e Kuranit...
Kështu që në praktikimin e urdhrave të Allahut
i arrita të gjitha ato që i kërkoja me kohë të tërë.

Dashuria për Allahun e Lavdëruar është e pashueshme
dhe e përjetshme e cila nuk vdes kurrë përderisa
e besoj Allahun,
e adhuroj Allahun,
e falënderoj dhe e lavdëroj Atë (s.v.t)
që më krijoi,
më udhëzoi,
më bëri të jem nga pasardhësit e pejgamberit, Muhamedit (a.s.).
Elhamdulilah!
Kurse puna apo vepra që më bëri ta ndjej qetësinë shpirtërore
ishte Namazi,
aty gjeta
qetësinë,
durimin,
butësinë,
pasurinë shpritërore. Elhamdulilah...
Islami më bëri ta ndjej veten krenare që jam muslimane
ta kem një jetë të lumtur si Muslimane. Elhamdulilah!
Islami ma mundësoi të jem e respektuar
ashtu siç urdhëroi Allahu dhe në Kuran
Allahu e ngriti lart vlerën e një femre,
një nëne dhe një motre muslimane. Elhamdulilah!

Andaj çka po pret, përgjigjju urdhrave të Allahut
oj ti që akoma nuk je përgjigjur,
që akoma nuk je penduar.
Allahu na mundësoftë Xhenetin vendbanim të përjetshëm!
Amin!
La Ilahe Ilallah, Muhamedun Resulul-Allah.

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.