MЁNYRA E ABDESIT

 
Vajza qė i vendosi kamerat nė shtėpinė e saj PDF Printoni E-mail
Shkruar nga ...   
e shtunė. 25 shkurt 2012

 Koha po kalonte, dhe unë për çudi nuk po e ndjeja më kamerën, por diçka më të madhe se ajo, mbikëqyrjen e Allahut, i Cili nuk flen e as nuk shkujdeset.







Më shkoi në mend një ide e çuditshme, që të vendosja kamera në shtëpinë time.
Doja ta regjistroja një ditë nga ditët e mia të thjeshta.
Pse mos ta shikoj veten nga syri i të tjerëve?! U ngrita dhe vendosa kamerat në shumë vende të shtëpisë, ashtu që të regjistroj qartë të gjitha lëvizjet e mia.
Por në të njëjtën kohë kam ndier një frikë të fortë nga ky eksperiment, dhe nuk dija si ta ndaloj këtë frikë.
A thua frika është nga kamerat apo nga vetja ime?!

Kaluan minutat me vështirësi të madhe dhe fillova të mendoj e vetme rreth gjërave të ditës, se si do t’i regjistroj ato kamera në moment, dhe unë s’ isha e vetmja kureshtare për ta parë këtë eksperiment!

Shumë nga shoqet e mia ishin të etura për ta parë eksperimentin, dhe sikur ato po shikonin një film kinemaje nga lloji i veçantë, nuk e ka shkruar skenaristi e as nuk aktron askush pos meje!
Por, vallë kush do të më bashkangjitet në trimërinë e këtij filmi?!
Mendova në vete dhe thashë se kjo është një ditë e zakonshme prej ditëve të mia, dhe do të sillem natyrshëm duke harruar kamerat.
Fillova të ndjej se kamerat po e ndjenin atë që mendoj unë, dhe sikur ato po shikonin drejt meje dhe po më sfidojnë, bile po buzëqeshnin me ironi duke thënë:
“Do të njihem me gjithë ato gjëra që të veçojnë, e pushtojnë jetën tënde dhe do të jem dëshmitar në fjalët dhe veprat e tua.”

Desha të tranohem nga kjo ide, por e qetësova veten duke thënë: Ajo është vetëm një kamerë, nuk lëviz e as nuk ka ndjenja, pse të trembem kaq shumë nga ajo.

Bisedova me njërën nga shoqet e mia në telefon dhe nuk munda ta përfundoja bisedën dhe ia mbylla (telefonin).
Më parë flisja me shoqe me orë të tëra, çka bëri ajo, çka tha ajo tjetra, ndërsa sot Jo!

Minutat po kalonin njëri pas tjetrit, dhe sa mendoja ta bëja një gjë ndalesha sepse nuk doja që njerëzit ta shihnin atë, derisa kamerat po incizonin.

Ndihesha e frikësuar dhe nuk kisha ku të kthehem. Ika, mora abdest që të falem, dhe të qaj para Allahut, dhe sikur unë po falesha për herën e parë; po për herë të parë po e ndjeja afërsinë e Allahut, e pas kësaj më nuk frikohesha për kamerat, por i doja edhe më shumë, sepse ato ndryshuan jetën time.
I shikoja sikur t’iu kisha borxh dhe sikur u thoja: Faleminderit!

Koha po kalonte dhe unë për çudi nuk po e ndjeja më kamerën, por diçka më të madhe se ajo, mbikëqyrjen e Allahut, i Cili nuk flen e as nuk shkujdeset.
Sikur të supozojmë se kamerat incizojnë të gjitha sjelljet e mia, çka do të më bëjë të frikohem, të frikohem prej njerëzve që para Allahut janë të njëjtë sikurse unë?!
T’i frikohem njerëzve dhe të mos i frikohem Allahut?!
Vetëm atëherë kujtova fjalën: “Mos e bëj Allahun shikuesin më të thjeshtë drejt teje.”

U ngrita dhe fika kamerat, sepse më nuk kisha nevojë për ato, dhe nuk kam nevojë të incizoj një ditë prej ditëve të jetës sime, sepse unë kam dy engjuj që regjistrojnë të gjitha punët dhe fjalët e mia.

Tash po e ndiej një zë që më rreh nga brendia ime dhe më thotë: Ah, sa e ëmbël që është afërsia e Allahut!
Por çka ishte ai zë?
Këtë zë e kisha dëgjuar shumë herë, sepse ishte zëri i zemrës sime!
Më erdhi një ide e çuditshme, çka do të ndodhte sikur çdo njëri prej nesh do të ishte nën vëzhgimin e satelitëve për një ditë, si do të vepronte?
Njerëzit të shohin, çka do të veprosh.

O Allahu im, ideja e kamerave ishte një ide e thjeshtë dhe modeste në krahasim me vëzhgimin e satelitëve ku e gjithë bota më shikon.
A do t’i bësh mëkat Allahut, dhe a dëshiron të të shohin të tjerët duke bërë mëkate?
Sigurisht që përgjigjja yte do të ishte: Jo.
Tash pyete veten:
A ke gjetur në dynja diçka më të madhe se kënaqësinë e Allahut?
Atëherë mos e bëj Allahun shikuesin më të thjeshtë drejt teje.
O Allahu ynë, na bëj që ne të frikohemi sikur të shohim Ty.
Bamirësi është ta adhurosh Allahun sikur ta shohësh, edhe pse nuk e sheh ti, Ai të sheh ty.”

Përktheu: Hoxhë Valdet Kamberi
 
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.