MЁNYRA E ABDESIT

 
Tė drejtat e Muhamedit alejhi selam ndaj pasuesve tė tij PDF Printoni E-mail
Shkruar nga ...   
e diel. 16 shtator 2012

 Ata që cenojnë Allahun dhe të dërguarin e Tij, i ka mallkuar Allahu në këtë jetë dhe në Ahiret, dhe për ta është përgatitur dënim e poshtërim.






Të jesh i bindur dhe i sigurt se ishte rob i nënshtruar ndaj Allahut, i dërguar i Tij, më i zgjedhuri i Tij, më i afërmi (në adhurim) i Tij, i dërguar përgëzues e qortues, dhe thirrës e dritë-udhëzues për tek Allahu i Lartmadhëruar;

Të mos adhurosh Allahun e Lartmadhëruar ndryshe veçse ashtu siç i është shpallur Muhamedit, paqja qoftë mbi të!;

Të jesh i dëgjueshëm në atë që ka urdhëruar dhe ka ndaluar, siç na ka urdhëruar Allahu i Lartmadhëruar në Kur’an, madje dhe dashurinë e Allahut ndaj robërve të Tij e ka kushtëzuar me respektin dhe dëgjueshmërinë ndaj Muhamedit, paqja qoftë mbi të! : “Thuaj (O Muhamed): nëse e doni Allahun dhe të dërguarin e Tij, atëherë më pasoni mua që Allahu t’ju dojë juve.”;

Të jesh i bindur plotësisht se ishte i Dërguari dhe Lajmëtari i fundit i Allahut dhe njeriu më i mirë i njerëzimit;

Të besosh me sinqeritet dhe siguri të plotë se, udhëzimi me të cilën erdhi, ishte përfundues i të gjitha shpalljeve të mëhershme, dhe Libri me të cilën ftoi është ngadhënjimtar mbi të gjithë librat, dhe feja e tij, Islami, plotësuese;

Të jesh i bindur se askujt nuk mund t’i jepet e drejta për ta shmangur shpalljen me të cilën erdhi, e as të pavarësohet nga rruga dhe udhëzimi i tij;

Ta duash, admirosh dhe respektosh më shumë se pasurinë tënde, fëmijët e familjen tënde, madje edhe më shumë se vetveten; për admirim e respekt asgjë pas Allahut të Lartmadhëruar nuk mund të jetë më meritor se Muhamedi, paqja qoftë mbi të! Muslimanët që jetuan gjatë kohës së tij nuk admironin e as nuk respektonin ndokënd më shumë se atë, kur urdhëronte diçka vepronin duke nxituar, kur vepronte diçka përshpejtonin në pasim, kur fliste, nuk dëgjohej zëri i askujt përveç i tij, edhe sytë i përulnin ndaj tij;

Të besosh se ishte i mbrojtur prej rrëshqitjes në mëkate, gabime, dhe prej kurtheve të njerëzve;

Ta duash shëmbëlltyrën e tij dhe të jetosh me të, dhe ta shpërndash ndër njerëz;

Ta respektosh familjen dhe shokët e tij; të mos e cenosh askënd prej tyre, e cenimi i ndonjërit prej tyre, është cenim ndaj të dërguarit të Allahut: “Ata që cenojnë Allahun dhe të dërguarin e Tij, i ka mallkuar Allahu në këtë jetë dhe në Ahiret, dhe për ta është përgatitur dënim e poshtërim.”;

Të mos refuzosh asgjë prej udhëzimit dhe shëmbëlltyrës së tij, që ka arritur deri tek ne e saktë dhe e vërtetë, e as të mos i trajtosh siç ta dëshiron epshi-vetvetja;

Të gjykosh me udhëzimin e tij e të mos jesh i kënaqur me udhëzim tjetër;

Të mos i japësh përparësi asnjë fjale të askujt kur vihet fjala dhe gjykimi i tij;

Ta duam, admirojmë dhe respektojmë ashtu siç jemi porositur nga Allahu i Lartmadhëruar dhe Muhamedi, paqja e Allahut qoftë mbi të!

Përktheu dhe përshtati: Avni Tafili
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.