MЁNYRA E ABDESIT

 
A pranohet pendimi pasi tė sėmuremi? PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e premte. 09 shkurt 2007


Pyetje: A i falen mëkatet njeriut i cili kur të sëmuret
dhe  e din që ka për të vdekur, pendohet që ka bërë mëkate dhe 
mundohet që të bëj vepra të mira në ditët që i kanë mbetur?

Përgjigje:
Eselamu alejkum: Ne shpresojmë që Allahu t’ia falë gjynahet nëse është penduar me sinqeritet ngase Allahu ka thënë: "S’ka dyshim se Allahu nuk falë (mëkatin) t’i përshkruhet Atij shok, e përpos këtij (mëkati) i falë kujt të do."
Gjithashtu, Muhamedi alejhi selam ka treguar për një njeri i cili i ka mbytur 99 persona e pastaj ka kërkuar të pendohet. Atë e kanë udhëzuar te një njeri i devotshëm (por nuk ka pasur dituri) dhe kur e ka pyetur atë se a ka pendim për mua, ai i është përgjigjur se jo. Atëherë ky njeri e ka mbytur edhe atë (të devotshmin) por përsëri ka kërkuar të pendohet. E kanë udhëzuar te një dijetar dhe kur e ka pyetur dijetarin se a ka pendim për mua pasi i kam mbytur 100 persona ai i është përgjigjur: kush ka mundësi që ta ndalojë pendimin në mes teje dhe Allahut? Pastaj e ka urdhëruar që të largohet nga vendi i tij pasiqë të gjithë e njohin atë si vrasës. Kur ai merr udhëtimin, në mes të rrugës vdes dhe vijnë melaqet e  dënimit dhe ato të mëshirës dhe polemizojnë në mes vete. Ato të dënimit thonë se ai duhet të hyj në xhehenem ngase i ka vrarë 100 njerëz, kurse ato të mëshirës thonë se ai është penduar dhe duhet të hyj në xhenet. Atëherë Allahu e dërgon një melek në formën e një  plaku të cilin e marrin për gjykatës. Ai i urdhëroi që ta masin tokën (vendin ku është  penduar dhe për ku është nisur nga vendi i vdekjes) dhe me afër cilit vend të jetë duhet ta marrin ato melaqe. Personi ishte më afër vendit për ku ishte nisur i penduar sa një pëllëmbë. Në një transmetim thuhet se Allahu e ka urdhëruar vendin për ku është nisur të shkoj, i penduar, që të afrohet një pëllëmbë, dhe atë e morën melaqet e mëshirës.
Por, askush nuk e din se kur do të vdes. Për këtë, muslimani duhet të pendohet gjithnjë  pandërprerë derisa ta takon Allahun, i penduar, dhe të shpërblehet me xhenet inshallah.

                                                                                              Bedri Robaj  
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.