MЁNYRA E ABDESIT

 
Mosfalja e namazit tė sabahut PDF Printoni E-mail
Shkruar nga ...   
e premte. 17 shkurt 2012

Humbja e namazit të sabahut nuk është vetëm humbje, por edhe dënim i rëndë.






Nga Semurete b. Xhundubi, Allahu qoftë i kënaqur me të, transmetohet se ka thënë:
“I Dërguari i All-llahut u fliste mjaft shokëve të vet: "A ka parë ndonjë prej jush ndonjë ëndërr?" Atij do t'ia rrëfenin ëndrrat e veta ata të cilët All-llahu u ka dhënë ato në gjumë.

Një mëngjes i Dërguari i All-llahut na tha: "Mbrëmë më kanë ardhur dy njerëz dhe më thanë: Çdo gjë lëre dhe eja me ne. Unë shkova me ta dhe hasëm një njeri të shtrirë, kurse njeriu tjetër mbi të qëndronte me një gur, me të cilin në një çast ia dërrmoi kokën (e atij që ishte shtrirë), duke e hedhur prej së larti mbi të. Guri në kokën e tij të dërrmuar u ndal. Njeriu që e hodhi gurin u ul ta marrë atë; kurse ai me kokë të dërrmuar për një çast u shërua siç edhe ka qenë, koka e tij u kthye në gjendjen e mëparshme. E pastaj njeriu me gur e përsëriti veprimin e tij dhe bëri atë ç'bëri herën e parë".
 
(Pejgamberi, alejhi selam) ka thënë: "Atyre të dyve me të cilët kam udhëtuar u kam thënë: Subhanall-llah (Lavdia i qoftë All-llahut), ç'është kjo? Ata të dy më thanë: 'Vazhdo, ec!...pas kësaj Muhamedi, alejhi selam, sheh raste të shumta….vazhdon hadithi…dhe në fund ia shpjegojnë të Dërguarit tonë ato raste që i kishte parë dhe nuk i kuptonte. I thanë: Sa i përket njeriut të parë, tek i cili erdhëm, koka e të cilit dërrmohej me gurë, ky është njeriu që e ka marrë (në krye) Kur'anin, e pastaj e ka refuzuar, dhe i cili ka fjetur pa i falur namazet e obliguara. (Transmeton Buhariu dhe Muslimi
)

Fjala e Muhammedit, alejhi selam: “… dhe i cili ka fjetur pa i falur namazet e obliguara”, kjo është tema jonë!

Cilat janë ato namaze në kohën e të cilëve jemi fjetur dhe nuk zgjohemi për ta kryer atë?
S’ka pikë dyshimi se ai është namazi i sabahut, vëllezër!
Atëherë puna nuk qëndron vetëm tek humbja e shpërblimeve, por ka edhe ndëshkim të dhembshëm.
Faluni vëllezër dhe mos e neglizhoni namazin.
Allahu na ruajtë nga dënimi i Tij!


Përktheu: Valdet Kamberi
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.