MЁNYRA E ABDESIT

 
Festa e tė dashuruarve dhe zgavra e hardhucės PDF Printoni E-mail
Shkruar nga ...   
e diel. 10 shkurt 2013
 Do t′i pasoni traditat e atyre që ishin para jush, llërë pas llëre, hap pas hapi, po edhe nëse ata të futeshin në zgavrën e hardhucës edhe ju do të futeshit në të..." (Muhamedi alejhi selam).





Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit Mëshirëbërësit!

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe mëshira qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamedin salall-llahu alejhi ve selem dhe më pas:

O ju të nderuar:

Me të vërtetë syri loton, zemra mërzitet dhe dëshprohet atëherë kur ndonjëri nga ne ndalet dhe e shikon hallin e umetit islam në kohën e sotit... A thua si është ishte pamja e këtij halli?!

I dashuri i All-llahut Muhammedi salall-llahu alejhi ve selem ka thënë: Do t′i pasoni traditat e atyre që ishin para jush, llërë pas llëre, hap pas hapi, po edhe nëse ata të futeshin në zgavrën e hardhucës edhe ju do të futeshit në të, thanë: O i dërguari i All-llahut, ke për qëllim çifutët (jehudët) dhe të krishterët?! Tha: Po kënd tjetër”. (Buhariu dhe Muslimi)

Gjithsesi o ju të dashur: kjo është e vërteta dhe ky është halli...!!

Vetëm se janë çoroditur të rinjtë dhe të rejat tona në kohën e sotme, përpos atë që e ka mëshiruar All-llahu, në përqëndrueshmëri të fuqishme ndaj dinit të Tij, dhe vazhdojnë pandërprerë duke shkuar drejt shkëndijave shkëlqyese...!!

Po... humbën të rinjtë dhe të rejat tona atëherë kur u hapën dyert e estradave për të dalur nga etika dhe kufijtë e saj...! Humbën të rinjtë dhe të rejat tona atëherë kur refuzuan historinë e tyre... dhe kur u zmadhua kryeneqësia e tyre ... dhe u shtua injoranca mbi të parët e tyre ... dhe mbi vlerat e tyre!!
Humbën – eh se në çfarë humbje – atëherë kur u dorëzuan të udhëhiqen nga çifutët (jehudët) dhe të krishterët të cilët janë bërë idol i tyre më me vlerë ... !!!

Po, po e them atë edhe me shumë mërzi.
Janë bërë idol i tyre më me vlerë...!!

Po gjithsesi ... ?!
Dhe rreth vetvetes sime shoh: të rinj e të moshuar, të vegjël e të mëdhenj, gra dhe vajza, të cilët janë shndërruar në lojë mashtruese drejt shpikjeve të reja që dalin nga ata...!!

Po si jo, gjithsesi ... ?!
Vetëm se është bërë kopjimi i armikut – kush do që të jetë ai – kopjim dhe civilizim i vetëm, pa marrë parasysh pasojat ... dhe degjenerimi që vjen ... !!

Me të vërtetë ky është realiteti .... o ju të cilët kërkoni të vërtetën ... !!

Realiteti dhe e vërteta profetike e të dashurit Muhamed salall-llahu alejhi ve selem .... atëherë kur na e tërhoqi vërejtjen nga zgavra e hardhucës ... !!

Realiteti i udhëheqjes së umetit për armiqtë e tij, në veçoritë speciale të saj ... dhe rregullat më të mëdha nga rregullat e saj...!!

Shejh islami Ibn Tejmijje -rahimehullah- ka thënë: ”Me të vërtetë festat janë nga shumica e legjislacioneve, menhexheve dhe ligjeve, për të cilat All-llahu subhanehu ve teala ka thënë: “Secilit popull ne i dhamë ligj (fetar) që ata veprojnë sipas tij” (El haxhxh, 67) sikurse kibleja, namazi dhe agjërimi, dhe padyshim se festat janë nga veçoritë me të cilat dallohen ligjet”

Dhe për këtë shkak ... umeti islam është bërë si rreze shkëlqyese e kësaj feje, me festat e veçanta të saj... të cilat festa nuk mund t′i posedon asnjë popull nga popujt në sipërfaqe të Tokës që mund t’u barazohet atyre ...!!
Nuk ka dyshim ... çdo kush e din se me të vërtetë Islami është veçuar me dy festat e mëdha, uruese dhe përgëzuese ... andaj nuk kemi nevojë për festa tjera jashta këtyre dy festave madhështore ...

Enes Ibn Malik radijall-llahu anhu ka thënë: “Arriti i Dërguari i All-llahut në Medine, dhe i gjeti ata duke lozur në festimin e dy ditëve, dhe tha: “Çka janë këta dy ditë feste?!” Thanë: “Loznim në këto dy ditë në kohën e injorancës (xhehlit).” Dhe i Dërguari i All-llahut salallahu alejhi ve selem ua ktheu: ”Me të vërtetë All-llahu ua ka zëvendësuar këto dyja me më të mira se këto, dita e kurbanit,dhe dita e fitrit” (Transmeton Davudi)

Mirëpo ... Oh, sa mjerim ... !!

Ja pra në ditët e sotit ne i shohim të rinjtë dhe të rejat tona se si lakmojnë dhe vrapojnë pas festave të perëndimit ... dhe kremtave të tyre ... pa kontroll dhe vetëdije ... !!
Festa e nënës, festa e vitit të ri, festa e të dashuruarve, ... festa e ditëlindjes ... e shumë e shumë të tjera të ngjashme si këto ... ishin edhe më tej janë shembujt dhimbës drejt humbjes së ummetit më të mirë i cili doli në mesin e njerëzve ... !!
Mund që të habitet ndokush ... mirëpo çdokujt që çuditet, që i ndryshon ngjyra e fytyrës së tij dhe mrrolet ne i themi:
“Rrotulloji sytë e tu për atë që vjen më pas, dhe gjyko ti me vetveten tënde”

Dhe le ta marrim 'festën e të dashuruarve' si shembull i një feste, për të cilën janë verbuar sytë dhe bëhen shpenzime të shumta ...
Dhe ja, sa e sa ndodhi të cilat dëshmojnë për këtë ...

* Një numër i madh i vajzave të reja kanë hyrë në vend tubimet e ndryshme në ditën e katërmbëdhjetë të shkurtit, dhe secila prej tyre ka veshur rroba të kuqe ... pasiqë ka venduar gjëra të ndryshme të zbukurimit po edhe ato me ngjyrë të kuqe, dhe fillojnë që njëra-tjetrës t’i dhurojnë dhurata gjithashtu me ngjyrë të kuqe.

Kjo është ajo që ka ndodhur dhe vazhdon të ndodh ditëve të sotme në mesin e të rinjve dhe të rejave tona në shkolla, universitete, duke këmbyer në mes vete dhurata të ndryshme të cilat iu kanë dedikuar pikërisht kësaj feste "Shën Valentinit".

* Në kryeqytetet e shumë shteteve muslimane apo jomuslimane, janë ngritur çmimet e luleve në këtë ditë në një formë çmendurie dhe çmimi i një luleje ka arritur trefishin e normales ... pasiqë ato asnjëherë nuk arrijnë këtë çmim ...

* Përgatitjet e njëpasnjëshme e të rreshtura nga ana e qendrave tregtare si dhe restoraneve po edhe hoteleve për të festuar në veçanti me rastin e "Ditës së Valentinit" ... dhe janë shpërndarë balona, lojëra, dhe shumë gjëra të tjera në këto shitore dhe qendra të ndryshme ... dhe çka është për t’u habitur se të gjitha këto bëhen edhe nga muslimanët anembanë botës ...

O ju të dashur!

Atëherë kur ta kuptojmë tregimin e kurthave të cilët qëndrojnë pas kësaj feste ... dhe bazat fetare që janë në të ... do të mundemi të dimë – dhe me mendje të plotë – ajo të cilën dëshirojnë nga ne dhe nga dini jonë është shkatërrimi dhe demolimi i çdo vlere që ekziston tek ne ...

Dhe janë bërë transmetime të ndryshme rreth origjinës së kësaj feste – ajo është festë krishtere – rreth 3 transmetimeve apo më tepër ... dhe të gjitha këto sillen rreth priftit të krishterë emri i të cilit ishte Valetin.

Njëri nga perandorët hetoi se fuqia e ushtarëve beqarë ishte më e madhe, prandaj ua ndaloi ushtarëve martesën, kurse prifti vazhdoi të lidhë kontrata martesore fshehurazi, pastaj u zbulua dhe u burgos. Më pas u njoh me vajzën e udhëheqësit të burgut dhe u dashurua në të. Ajo vuante nga një sëmundje dhe para se të ekzekutohej, ai i dërgoi asaj një letër me pak fjalë dashurie apo ‘letër Valentini’... dhe mbeti që ju ta kuptoni o ju të dashur se kjo festë është e bazuar në parime adhurimi tek ata, dhe më pas kjo u shndërrua në kartolina në të cilat kishte një fotografi në formën e një fëmije të vogël me dy fleta (i ashtuquajtur me emrin Kupid) i cili sikur sillej rreth një zemre të dashur duke e drejtuar një shtizë drejt asaj ...

A e dini se çfarë do të thotë kjo shenjë...?!

Me të vërtetë kjo shenjë ... dhe kjo fotografi ... konsiderohen si “zot i dashurisë“ tek romakët idhujtarë.

Me të vërtetë kjo është një sëmundje e fëlliqur ... e cila ka nevojë për një preventivë urgjente...!

Vetëm se janë goditur shumë prej të rinjve dhe të rejave tona me sëmundjen e kopjimit dhe në veçanti të atyre të cilët prodhojnë ... dhe ishte bota në duart e tyre ... !!

Dhe për këtë shkak ... është obligim i domosdoshëm për çdo person i cili e kupton këtë çështje dhe realitetin e kësaj feste, e që në dorën e tij është përgjegjësia sado që ajo të jetë e vogël, për marrjen përsipër ngritjen dhe udhëheqjen e këtij ummeti përpara, që ta ekspozojë burimin, domethënien, realitetin e kësaj feste krishtere që për fat të keq edhe muslimanët e festojnë ... !!!

Dhe këtu .... mbetet pika e fundit ...

Me të vërtetë ajo është një vështrim i shndëritur nga dritarja e legjislacionit të pastër, për të kuptuar ligjin si shembulli i kësaj feste, bazat e së cilës janë në krishterizëm ... !!

Me të vërtetë festat janë shfaqje në të cilat shprehet gëzimi, të cilin e kanë në kohë të caktuar, dhe në të njejtën kohë ajo është një vepër adhurimi, të cilën ia drejtojnë All-llahut të Lartmadhëruar ... Pra, nuk lejohet përngjasimi i jobesimtarëve në festat e tyre ... ashtu siç nuk lejohet përngjasimi i tyre në adhurimet e tyre.

Gjithsesi, o ju të dashur, ... ja kjo është e vërteta, e vërteta e shfaqur ... pa pluhur e pa mjegull ...
Ja pra, kjo është e vërteta nga Libri i All-llahut dhe Sunneti i të Dërguarit të Tij salall-llahu alejhi ve selem si dhe e akides (besimit) të të parëve tanë të mirë.

Vetëm se kanë ardhur tekstet e shumta nga Kur'ani dhe Sunneti, të cilat ndalojnë në përngjasimin e kufarëve (jobesimtarëve) dhe na e bëjnë të qartë se ata janë në devijim dhe humbje. E kush i përngjan atyre ai vetëm se i ka imituar ata në devijimin e tyre.

Dhe prej argumenteve që na e ndalojnë përngjasimin me ata (jobesimtarët):

* Thotë All-llahu i Lartmadhëruar duke i lavdëruar robërit e Tij besimtarë: " (Robërit e Zotit janë) Edhe ata që nuk dëshmojnë rrejshëm dhe kur (rastësisht) kalojnë pranë së keqes, kalojnë duke e ruajtur karakterin e vet." (El Furkan 72)

Ka thënë Muxhahidi dhe Dahakku se fjala "Ez Zur" dmth. "dëshmojnë rrejshëm" d.m.th. festat e mushrikëve (idhujtarëve).

Shejhul islam Ibn Tejmijje rahimehull-llah ka thënë: " Kështu i ka emëruar All-llahu Subhanehu ve Teala festat e tyre " dëshmojnë rrejshëm" dhe i ka ndaluar robërit e Mëshiruesit nga pjesëmarrja dhe prezentimi në ta. Pra nëse prezenca dhe pjesëmarja në ta është që nuk na takon ... e si mund të jetë e lejuar që të bëjmë të njëjtën çfarë bëjnë ata, dhe si mund t’ua pranosh dhe të veprosh siç veprojnë ata ...?!!"i

* Hadithi i të dashurit Muhammed Mustafa salall-llahu alejhi ve selem i cili ka thënë: "Kush i përngjan një populli, ai është prej tyre". (Ahmed, Abu Davud e tjerë veç tyre. Ibn Tejmijje e cilëson hasen, hafidh Iraki e cilëson sahih sikurse edhe Ibn Hibban dhe sheikh Albani).

Shejhul Islami ka thënë: "Hadithi i lartshënuar të paktën tregon që është haram për t'i imituar ata, megjithëse kuptimi i dukshëm implikon se ai që i imiton ata është jo-musliman."

Dhe më pas të nderuar: Këto ishin disa tekste nga Libri (Kur'ani) dhe Sunneti, të cilat shfaqën kuptimin e mirëfilltë të ligjeve ... na e treguan në qartësi dhe çiltërsi, se me të vërtetë kush i përngjason kufarët në festat e tyre ai padyshim është i njejtë me ta.

Dhe në fund ... O ju të dashur:

Ky është realiteti i festës së "Shën Valentinit", dhe këta ishin argumentet dhe gjykimet ...

Dhe pas gjithë kësaj a i takon një besimtari dhe një besimtareje të mençur urimi i kësaj feste, shtrirja e duarve për dhënien dhe pranimin e dhuratave gjatë kësaj feste ...?!
A ju takon që mbesat e Aishes, Hadixhes, Sumejës, të vrapojnë dhe të lakmojnë pas kësaj feste ... e të humbin kohën dhe mundin duke u kujdesur që të mos iu ik data e kësaj feste ... ??!!

Mendoj dhe besoj se dini (feja) islam derisa ka thënë fjalën e tij, nuk na takon neve diç tjetër pos dëgjimit dhe respektimit, kthim në të vërtetën dhe pendim nga gjitha të këqijat ...

"Kur All-llahu ka vendosur për një çështje, ose i Dërguari i Tij, nuk i takon (nuk i lejohet) asnjë besimtari dhe asnjë besimtareje që në atë çështje të tyre personale të bëjnë ndonjë zgjidhje tjetërfare. E kush e kundërshton All-llahun dhe të Dërguarin e Tij, ai është larguar shumë larg së vërtetës. " (El Ahzab, 36)


Lus All-llahun xhele shanuhu që me Mirësitë e Tij, Madhërinë e Tij, të na e mundëson fitimin e mirësive të Tij ... për mbrojtjen e zemrave tona ... e të na e ndriçon rrugën e udhëzimit ... ngase Ai ndëgjon dhe përgjigjet ... Amiiin.


Përktheu: Ummu Muhlisa
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.