MЁNYRA E ABDESIT

 
Rreth "Ditės sė Valentinit" PDF Printoni E-mail
Shkruar nga ...   
e premte. 10 shkurt 2012

Pyetje:

Selam alejkum ve rahmetullahi ve berekatuhu!

Kohëve të fundit festimi i Ditës së Valentinit është përhapur gjerësisht, veçanërisht në mesin e studentëve. Kjo është njëra prej festave krishtere. Ata veshen në të kuqe, duke përfshirë edhe këpucët e tyre, dhe shkëmbejnë lule të kuqe... Ne shpresojmë se ti do të kesh mundësi që të na tregosh gjykimin në lidhje me festimin e festave të këtilla. Çka i këshillon muslimanët që të bëjnë në lidhje me këto gjëra?

All-llahu të ruajttë dhe u kujdestë për ty!


Përgjigje:

Ve Alejkum selam ve rahmetullahi ve berekatuhu!

Festimi i Ditës së Valentinit nuk është i lejuar për disa arsye:


1 - Është një festë e shpikur e cila nuk ka baza në sheriat.

2 - Ju bën thirrje njerëzve që t’i preokupojnë zemrat dhe mendjet e tyre me këto gjëra të marra, të cilat shkojnë kundër udhëzimit të selefëve të devotshëm (All-llahu qoftë i kënaqur me ta!), pra nuk është e lejuar që në këtë ditë të bëhet ndonjë traditë që lidhet me këtë festë, qoftë ajo në lidhje me ushqimin, pijen, veshjen, shkëmbimin e dhuratave ose diç tjetër. Muslimanët duhet të jenë krenar me fenë e tyre dhe jo të jenë aq të dobët në karakter saqë ta pasojnë çdonjërin i cili e bën ndonjë zhurmë.

Unë e lus All-llahun që t’i mbrojë muslimanët nga të gjitha nxitjet, të dukshme dhe të padukshme, dhe të kujdeset për ne dhe të na jep neve fuqi.

Dhe Allahu e di më së miri. 

                               Muhammed ibn Salih el-Uthejmini
                                       (më 5.11.1420 hixhrij)

Përktheu: Ummu Muhlisa

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.