MЁNYRA E ABDESIT

 
Ėndrra e vogėlushit PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Sabri Vilanci   
e martė. 31 janar 2012

(Kushtuar një djali shqiptar, viktimë e divorcit të prindërve që ka ndodhur në Gjermani!)

Nënë, më ka ardh,
Babi n´ëndërr mbrëmë,
Nënë, nuk ka lënë,
Për ty gjë pa thënë.
Nënë, më ka treguar,
me ty qysh është parë,
Edhe ngjarjen tuaj,
Deri kur jeni ndarë.
Nënë, babi fajtor,
Nuk ishte aspak,
Pse s’e deshte babin,
n´kë u bëre merak!?
Nënë, pse s’u mendove,
Pa e marrë këtë vendim?
Pse nënë s’u pendove,
Bile hatri im?
Nënë, babi m´ka thënë:
Kur është parë me ty,
Të kish dashur me zemër,
Po zemrën ia ke thy.
Nënë, ti e bën tash,
Një jetë të shfrenuar,
Mua më keni lënë vetëm,
Të rritem në duar të huaj.
Pa e folë asnjë fjalë,
Nënë, të gjuhës tuaj,
Më beso moj nënë,
Për ju po vuaj.
Babi më tregoi,
Kur të ka martuar,
Me daulle e këngëtarë,
Dasmën e ka hijeshuar.
Kaluat kështu bashkë,
Mua më sollët n´jetë,
Por dashuria e juaj u venit,
Kur i bëra tri vjet.
Qe dy vjet oj nënë,
Rritem n´jetimore,
Sytë më mbesin nga rruga,
Kur dalim n´shëtitore.
Shpesh e pyes veten,
Tash që kam pesë vjet,
A do t’i takoj,
Ata që më sollën n´jetë?
Do të ishte më mirë nënë,
më parë të mendoni,
Djalit tuaj të vogël,
Plagë mos t’i shkaktoni.
Vërtet nënë jam i vogël,
Por zemrën e kam të madhe,
Kthehuni te unë e më merrni,
Se unë di të bëj falje!
Më merrni nga këtu,
Më dërgoni n´shtëpi,
Se jam djali i juaj,
Jeni prindërit e mi!
Sa kisha dashur oj nënë,
ëndrra të ishte më e gjatë,
Të kisha ndejt me babin,
Të paktën edhe ndonjë natë.
Faji ishte i yti,
Ti moj nëna ime,
Edhe pse jam i vogël,
Di të bëj vlerësime.
Shumë pyetje i bëra babit,
Të gjithave m’u dha përgjigje,
Më tha: Kurrë mos e pafsha,
Atë farë të keqe.
Babi ishte i butë,
i urtë e me pak fjalë,
Më tha se më don fort,
Dhe se më ka djalë.
Po sherri yt, oj nënë,
Nuk vjen t´më vizitojë,
Shkaktari je ti,
Se nuk don t’ju takojë.
Babi shkoi n´Kosovë,
Atje për pushime,
Vëllezërit e tuaj moj nënë,
I ranë thikë pas shpine.
Sot më thuaj moj nënë,
Pse fajëson babanë?
Kur ti je fajtore,
Që ia qite vëllanë.
Të gjitha n´mes jush,
Tash kanë marrë fund,
Po pse nuk mendoni,
Ku po ngelem unë?!
Këtu më del gjumi,
E shkrihem në vaj,
Unë rritem n´jetimore,
Edhe pse jam i pa faj.
Një ditë do të rritem,
Do bëhem i zoti i veti,
Por mos kërkoni,
Të ju kam pranë veti.
Sot që më duheni,
Të më falni dashuri,
Më keni lënë n´jetimore,
Të rritem si është më zi.
Po unë do të rritem,
Se gjthë s´rri n´jetimore.
Mallkimet e mia,
Ju përcjellshin prore.
Mos paqi kurrë fat,
Mos paqi lumturi,
Duke i pasur të dy prindërit,
Jetim më lat mu fëmijën.
Tash që pashë këtë ëndërr,
I kam vetëm 5 vjet,
Kurrë mos ju pafsha,
Që ma nxitë këtë jetë!
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.