MЁNYRA E ABDESIT

 
A mendojmė? PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Sabri Vilanci   
e shtunė. 28 janar 2012

Valët më morën, më hodhën këtu ku jam;

sikur të mos ishte ajo ditë që hyri në mes e na ndau.

E dimë ku ishim,

E dimë se u nisëm,

E dimë se mbërrimë,

E dimë ku jemi,

E dimë ku po rrimë.

A thua, e dimë ku jemi?

A thua, e dimë ku po rrimë?

A thua, a mendojmë sa do rrimë?

A thua, a mendojmë kur do shkojmë?

A thua, a e dimë ku do shkojmë?

A thua, a mendojmë a kemi ku të shkojmë?

A thua, a mendojmë se a ka kush na pret?

A thua, a e kuptojmë sa vite ishim n’kurbet?

A thua, a kemi ndryshuar shumë në shëndet?

A thua, a kemi humbur shumë pasuri?

A thua, a kemi humbur shumë në dituri?

A thua, a kemi marrë çfarëdo mësimi?

A thua, na ka interesuar më shumë pasurimi?

A thua, a ia kemi arritur ndonjë qëllimi?

A thua, a na ka mbetur së paku besimi?

A thua, kur të mbërrijmë ne në atdhé,

A thua, a na duket: ”për së dyti kemi lé”?

A thua, më përpara e kemi ditur?

A thua, a do t’i njohim fëmijët që janë rritur?

A thua, që na kanë të afërm, a kanë me ditur?

A thua, për né a kanë kë me e pyetur?

A thua, ata që janë plakur, shumë kanë lotuar?

A thua, nga vajtimi, sytë iu janë verbuar?

A thua, na njohin në zë, pa na shikuar?

A thua, zëri ynë shumë është shterruar?

A thua, e kanë vështirë në zë me na dalluar?

A thua, na i prekin duart e thara, e eshtrat t’holluar?

A thua, a e kuptojnë, hiq pa menduar?

Se koha e gjatë paska ndikuar?

Kurbeti i shkretë shumë na paska ndryshuar?

A thua, ata që na presin, a do na njohin?

A thua, a ndjejnë gëzim kur t’na shohin?

A thua, kanë dyshim se nuk na njohin?

A thua, a kemi diçka t’i gëzojmë?

Së paku pleqve diçka t’u dhurojmë?

A thua, sa vite nuk i kemi parë?

A thua, për ne shumë ata kanë qarë?

A thua, a e dimë për çka janë “lazëm”?

A thua, për nga ”mosha” babë e bir duken si vëllazën?

A thua baba do ta pyet djalin?

Qenke plak bir, rrudhat mbuluar ballin?

A thua, a mendojmë siç kemi menduar dje?

A thua, a do të kthehemi dikur “atje”?

Po nëse vdesim në mërgim?

A thua, a presin nga ne shpjegim?

A thua, do na kuptojnë, e t’na vijnë në varrim?

A thua…???

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.