MЁNYRA E ABDESIT

 
Fjalė tė urta nga shejhul Islam ibn Tejmije II PDF Printoni E-mail
Shkruar nga ...   
e enjte. 26 janar 2012

11. Robi përherë ose pranon ndonjë begati nga Allahu, në të cilin rast ai duhet të jetë mirënjohës; ose ai kryen ndonjë mëkat, në të cilin rast ai ka nevojë për pendim; ai çdoherë kalon prej një begatie në një begati tjetër dhe çdoherë ka nevojë për pendim.

12. Mëkatet shkaktojnë dëm ndërsa pendimi e largon dëmin.

13. Të dëshmuarit e teuhidit e hap derën e mirësisë dhe pendimi nga mëkatet e mbyll derën e së keqes.

14. Xhihadi ndaj epshit është themeli i xhihadit ndaj mosbesimtarëve dhe munafikave.

15. Njeriu kurrë nuk frikohet nga diçka përpos Allahut, përpos nëse ka sëmundje në zemrën e tij.

16. Sprovat dhe fatkeqësitë janë sikur ndjenja e të ngrohtit dhe të ftohtit, kur dikush e din se ato nuk mund të shmangen, ai nuk do të zemërohet nga sulmet e tyre, as që do të brengoset dhe dëshpërohet.

17. Përsosja e teuhidit themelohet në atë kur në zemër nuk mbet asgjë përveç Allahut, robit i mbetet që të do atë që don Ai dhe çka don Ai, i urren ato që Ai i urren dhe urren atë çka Ai urren, tregon besnikëri ndaj atyre që Ai ka besnikëri, shfaq armiqësi ndaj atyre që Ai shfaq armiqësi, urdhëron në atë që Ai ka urdhëruar dhe ndalon nga ajo që Ai ka ndaluar.

18. Në këtë botë njeriu në përmendjen e Allahut, lavdërimin dhe adhurimin ndaj Tij, gjen kënaqësi që nuk krahasohet me asgjë.

19. Qëllimi i asketizmit është të braktiset gjithçka që e dëmton Ahiretin e robit dhe qëllimi i adhurimit është të veprojë gjithçka që i bën dobi Ahiretit të tij.

20. Mëkatet janë sikur zinxhirët dhe drynat që e ndalojnë mëkatarin që të bredhë në kopshtin e gjerë të teuhidit dhe të mbledhë frutat e veprave të mira.

21. Çka mund të më bëjnë armiqtë mua? Në gjoksin tim i kam të dyja xhenetin dhe kopshtin tim. Nëse udhëtoj ato janë me mua, asnjëherë nuk më lënë. Burgosja për mua është mundësi që të jem i vetmuar me Zotin tim, të mbytem është martirizim dhe të dëbohem nga vendi im është udhëtim shpirtëror.

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.