MЁNYRA E ABDESIT

 
Lermėni...!!! PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Arta   
e enjte. 26 janar 2012

Lermani lotin tim të pikoj i qetë
Një ditë do t'iki nga kjo jetë
Dhe kur të vdes, me dhe do më mbuloni
Dua t'jem e qetë.

Një minutë heshtje zgjat çdo kund
Oh, tërë jetën tani do të hesht
Nga kjo errësirë dua të iki njëherë dhe përgjithmonë
Lermëni lotët t'pikojnë.

Mos më pengoni ju lutem mos...!
Dynjaja mashtruese shumë më mashtroi...
Pendimin, o Allah, ma prano!
Vdekja dhe heshtja të dyja ngjajnë,
të dyjat dalëngadalë nga jeta më ndanë...

Lermëni të qaj e qetë!
Të ndalem nuk dëshiroj
Të qaj me lot pendimi
Derisa jeta në këtë dynja të më mbarojë.

Më fal, o Krijues i kësaj gjithësie!
E vetme mora rrugën t'kërkoj të vërtetën
Udhëzimi yt, mua o All-llah, ma ndreqi jetën.

Me lot çdo natë qaj...
Pendimin, o Allah, ma prano!
E humbur, e trishtuar, gjithë këto vite jetova...
Elhamdulilah që të vërtetën tani e kuptova...

All-llah, t'lutem më bëj që jetën n'Islam të plotë tani e tutje ta jetoj...
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.