MЁNYRA E ABDESIT

 
Fjalė tė urta nga shejhul Islam ibn Tejmije  PDF Printoni E-mail
Shkruar nga ...   
e martė. 17 janar 2012

Shejhul Islam ibën Tejmije (Allahu e mëshiroftë) ka qenë i njohur me thëniet e tij të urta. Më poshtë janë disa nga ato thënie:

1. Secili dënim nga Ai është plot drejtësi dhe çdo begati nga Ai është plot mirësi.

2. Kushdo që dëshiron lumturi të përhershme, atëherë le të kapet fort për derën e robërisë.

3. Zoti do që të duhet.

4. Udhëzimi nuk arrihet përveçse me dituri dhe udhëzimi i drejtë nuk arrihet përveçse me durim.

5. Në këtë botë është një xhenet, kushdo që nuk hyn në të nuk do të hyn në xhenetin e botës tjetër.

6. I robëruari i vërtetë është ai që zemra e tij është e robëruar nga Allahu dhe i burgosuri i vërtetë është ai që epshi i tij e ka robëruar atë.

7. E tërë feja sillet rreth njohjes së të vërtetës dhe veprimit me të, ndërsa veprës duhet t’i bashkëngjitet durimi.

8. Adhurimi është i bazuar në Sheriat dhe pasimin e tij, e jo në epshin dhe risitë e dikujt.

9. Nëse nuk e shijon ëmbëlsinë e ndonjë vepre në zemrën tënde, dysho në atë vepër, sepse Zoti, i Lartësuar qoftë Ai, është Mirënjohës.

10. Sa më shumë që robi e do Zotin e tij, aq më pak do t’i don gjërat rreth tij dhe ato do të zvogëlohen në numër. Sa më pak robi e do Zotin e tij, aq më shumë do t’i don gjërat rreth tij dhe ato do të shtohen në numër.
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.