MЁNYRA E ABDESIT

 
I Dhembshuri (Er Reuf) PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Husein Eserraxh   
e hėnė. 19 dhjetor 2011

 Dhembshuria dhe mëshira e Tij ua ka lehtësuar atyre rrugët përmes të cilave do të arrijnë mirësi, e në të njëjtën kohë i ka paralajmëruar për rrugët që çojnë në shkatërrim e humbje.





Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!


Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.


Argument për këtë emër kemi fjalën e Allahut të Lartësuar: “Allahu u jep të frikësohen prej dënimit që vjen prej Tij, megjithëqë Allahu është i mëshirshëm ndaj robërve.” (Al-Imran, 30).

ER RE’UF: që ka dhembshuri të madhe ndaj robërve. Nga dhembshuria dhe mëshira e Tij që ka ndaj tyre Ai ua plotëson begatitë e Tij të cilat u ka dhënë që në fillim.

Gjithashtu, nga dhembshuria e Tij është edhe suksesi i dhënë atyre që t’i zbatojnë dhe përfillin të drejtat e Tij dhe të drejtat e robërve.

Ai, nga dhembshuria dhe mëshira e Tij ka bërë që robërit të kenë frikë, e i ka qortuar ata nga joshjet e shumta dhe gjërat e këqija. Ai thotë: “Me këtë Allahu i frikëson robërit e Vet: "O robërit e Mi, kini frikë (dënimin)!" (Zumer, 16).

Dhembshuria dhe mëshira e Tij ua ka lehtësuar atyre rrugët përmes të cilave do të arrijnë mirësi, e në të njëjtën kohë i ka paralajmëruar për rrugët që çojnë në shkatërrim e humbje.


Lusim Allahun e Lartësuar që me mirësitë e Tij të na mundësojë pasimin e rrugës së drejtë, e të na shpëtojë nga rrugët që çojnë në zjarr.

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.