MЁNYRA E ABDESIT

 
Tė kuptosh hixhretin dhe tė bėsh ndryshime PDF Printoni E-mail
Shkruar nga ...   
 A do të ndodh hixhreti nga injoranca në Islamin e vërtetë, nga mëkatet në bindje, nga kënga në mësim të Kuranit, nga vallëzimi dhe argëtimi në arritjen e diturisë dhe prodhimit, nga thashethemet dhe papunësia kah leximi i veprave burimore...?!





Hixhreti është një prej ndodhive më të rëndësishme në jetën e Pejgamberit alejhi selam dhe njëherit inspirim i përhershëm, mësim dhe përvojë për pasuesit e tij.

Kurani fisnik kësaj ndodhie i kushton kujdes të madh.
Kaptina el - Enfal u shpall pas Bedrit, kaptina el - Ahzab pas Hendekut, ndërsa gjysma e dytë e kaptinës Ali Imran pas Uhudit. Këto versete janë një analizë e llojit të veçantë të luftërave të përmendura, potencim i mësimeve dhe përvojave nga këto ngjarje. Çfarë është me hixhretin, a thua pas kësaj u shpall ndonjë kaptinë në lidhje me këtë ndodhi?! Hixhreti është një ndodhi për të cilën nuk flet vetëm një kaptinë ose një pjesë e saj.

Luftërat janë ngjarje që kanë ndodhur dhe kanë përfunduar, por Allahu deshi që hixhreti të jetë inspirim i përhershëm për ummetin mysliman, burim i përhershëm i mësimeve dhe përvojave. Për këtë për hixhretin flitet në kaptinat: el - Bekare, Ali Imran, en - Nisa, el - Enfal, et - Teube, en - Nahl, el - Haxh, el - Mumtehine, et - Tegabun, el - Hashr . . . etj.

Hixhreti është argument i imanit

Hixhreti nuk është ndryshim i vendbanimit për të gjetur vend më të mirë të punës, vendbanim më të mirë ose perspektivë më të mirë për karrierë.
Hixhretin nga Meka në Medine e kanë bërë kryesisht sahabët në situatë të mirë dhe të respektuar. Nuk ikën as nga terrori, sepse atë e duruan 13 vjet dhe me sukses e përballuan. Hixhreti është gjë e besimit dhe vetëdija për përgjegjësinë për vendosjen e rendit në Tokë. Medina është atdheu i Islamit, vend dhe rast për realizimin e qëllimit të skicuar qartë. Hixhreti ndan termet kohore dhe hapësinore. Hixhreti është afrim te xhamia dhe bashkim në të dhe rreth saj. Lërja e mëkateve, ikja nga kufri dhe shirku, lënia e iluzioneve, dalja nga indiferenca ndaj namazit, Kuranit, shurja e ndikimit të kryelartësisë, mendjemadhësisë dhe hipokrizisë. Hixhreti është ndërtim i principeve.

Hixhreti është ndryshim në sjelljet në bashkëshortësi, ndaj familjes, në vendin e punës, në fqinjësi, në xhemat.
Hixhreti është rrënim i idhujve në vete. Hixhreti është lërja e shoqërisë së keqe, të hipokritëve, mëkatarëve, ideve të marra: "Dhe ki durim ndaj asaj që të thonë dhe largohu atyre i matur.” (El - Muzzemmil, 10)

Hixhreti më i fuqishëm është lëvizja e zemrës ndaj Allahut nëpërmes ibadetit të sinqertë haptazi dhe në fshehtësi. Imam Ahmedi thoshte: "Nëse do që Allahu përherë të begaton me ato që do, ti bëhu i vazhdueshëm në atë që Allahu do."
Pra, hixhreti është largimi nga vendi dhe afrimi te xhamia, pastaj lënia e personave të humbur, lërja e fjalëve të këqija, praktikave të ndyta dhe traditave të këqija, lënia e drejtimeve të gabuara dhe mendimeve të kundërta me Kuranin dhe sunnetin.

Marrëveshja e akabës

Për të filluar ndërtimin e komunitetit dhe që ai të jetë në themele të forta, Pejgamberi, alejhi selam, kërkon dhënien e besës nga përfaqësuesit e Medinës. Nga duhet mbrojtur shoqërinë?! Këtë e dinte mirë Pejgamberi alejhi selam.
Ubade b. es-Samit tregon: "Pejgamberit iu kemi betuar që Allahut nuk do t'i bëjmë shirk, që nuk do të vjedhim, që nuk do të bëjmë prostitucion, që nuk do të vrasim fëmijët tanë dhe që Pejgamberit do t'i bindemi!" Pejgamberi, alejhi selam, u tha: "Nëse i plotësoni këto, e keni xhennetin! Shpërblimi vie nga Allahu!"
Pra, shoqëria dhe bashkësia e shëndoshë nuk mund të ndërtohet në indiferencën totale dhe shirkun ndaj Allahut, në gënjeshtra, në mashtrime dhe vjedhje, në prostitucion dhe amoralitet!

Marrëveshja e dytë

Zotimi: Dëgjim dhe bindje, përkrahje materiale, luftë për vendosjen e së mirës dhe çrrënjosjen e të keqes, punë në rrugën e Allahut pa frikë nga askush, mbrojtja e Pejgamberit alejhi selam. Për plotësimin e zotimit e kanë xhennetin.
Potezët e Pejgamberit alejhi selam në Medine: Hipokrizia është një faktor i ri! Nuk ishte në Mekë! Për këtë menjëherë pasoi dialogu myslimano-mysliman, vëllazërimi lokal i fisit Evs dhe Hazrexh, pastaj dialogu global dhe vëllazërimi në mes muhaxhirëve dhe ensarëve (secili i dëshiroi vëllait të vet atë që dëshironte për vete), ndërtimi i xhamisë, hapja e tregut mysliman, politika autentike dhe e mençur myslimane, por edhe jehuditë ishin aty. Pra, kontrolli i situatës.
Bëhet dokumenti i parë i shkruar (Kushtetuta e Medinës) për rregullimin e marrëdhënieve dhe gjendjes.

Ligji i shkakut (Vërja e potencialeve vetanake dhe të tjerë dhe mbështetja e fuqishme tek Allahu)

Hixhreti është planifikuar në mënyrë perfekte. Është zgjedhur shtabi dhe shërbimi. Janë blerë devetë e vyeshme dhe të pushuara. Është siguruar logjistika dhe shërbimi informativ. Janë mashtruar atentatorët. Janë kthyer në ruajtje gjërat e besueshme. Mashtrimi në drejtimin e lëvizjes. Fshehja tre ditore në shpellë. Besimi i fuqishëm në ardhmëri dhe përkrahjen e Allahut:
". . . Mos u pikëllo (friko), All-llahu është me ne!" (Et - Teube, 40)
Në Medine dërgohet i riu Mus'ab b. Umejr, lexues dhe shpjegues i Kuranit! Praktikues autentik.
A do të fillojmë ne të planifikojmë? A do të bëjmë planin e punës, të vendosim qëllimet, të zgjedhim shërbimin e besueshëm, të ndershëm dhe të aftë, a do të përkrahim mjetet buxhetore?! A do të analizojmë arritjet tona në fund të vitit të hixhretit? A do të kërkojmë përgjegjësi për dështime?

Viti i ri i hixhretit është gjë e identitetit

 Gjatë kohës së hilafetit të Omerit r.a. kemi fituar llogaritjen e kohës e kjo është pjesë e identitetit të përgjithshëm. Hixhretin e pret individi, familja, xhemati dhe ummeti.
Pra, duhet të vështrojmë çfarë kemi bërë në vitin e kaluar. Çfarë ka bërë ummeti? Në çfarë gjendje është? Çfarë është gjendja e ummetit i cili numëron 1.5 miliard? Sa është vetëdija për këtë identitet?!

Ky ummet e ka Kuranin, Sunnetin, Qaben dhe xhumanë. Ky ummet e ka xhaminë. Ky ummet e ka furnizimin. Ky ummet e ka mëshirën e Allahut. Por, mjerisht ky ummet nuk ka njerëz të vetëdijshëm! Njerëz nga të cilët së paku diç varet!
Ky ummet jeton në injorancë, në sëmundje dhe varfëri. Ky ummet nuk lexon, edhe kur lexon nuk kupton, edhe nëse kupton nuk është në gjendje asgjë të ndryshojë. Ky ummet nuk mendon, ky ummet nuk prodhon, vetëm ha, kënaqet dhe shpenzon. Për këtë ummet më i rëndësishëm është barku dhe epshi nga zemra dhe mendja.
Ky ummet nuk ka vendosur ta hedh injorancën nën këmbë. Për këtë nuk kupton, nuk mban mend dhe nuk mund të ndryshojë asgjë. Në vend të prodhimit, ky ummet nuk punon, kalon kohën kot dhe përgojon, përcjell thashethemet dhe bën turbullira.
Në vend që ummeti të ndërtojë, ky ummet rrënon. Rrënon atë që paraardhësit e pastër e kanë ndërtuar.

Kur ky ummet do të bëjë hixhretin moral?!
Kur do t'i lë haramet dhe të fillojë të ndërtojë vetëdijen islame?!
Në Mekë u ndërtua vetëdija islame 13 vjet. Sa e ndërtojmë ne dhe a kemi arritur sado pak sukses! Xhamia e parë u ndërtua tek pas hixhretit! Në realitet të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të Islamit ndodhën pas hixhretit! Pas formimit të personalitetit.

Më në fund a do të ndodh hixhreti nga injoranca në Islamin e vërtetë, nga mëkatet në bindje, nga kënga në mësim të Kuranit, nga vallëzimi dhe argëtimi në arritjen e diturisë dhe prodhimit, nga thashethemet dhe papunësia kah leximi i veprave burimore, nga zgjedhja e mis bukurisë kah zgjedhja e nxënësve dhe studentëve më të mirë, punëtorëve më të zellshëm dhe heronjve?!

Nëse nuk e kuptojmë hixhretin, edhe më tej namazet tona do të jenë të thata. Do të qëndrojmë kinse para Allahut, por perdja nuk do të ngritet. Me hipokrizi do të arsyetojmë veten dhe fëmijët tanë dhe të gjithë humbjet tona dhe të atyre dhe me paaftësi do të vërejmë se si vuajnë dhe shkatërrohen për shkak të indiferencës sonë.
Nëse dëshirojmë ta bartim të vërtetën, duhet të jemi shpjegues të besueshëm të saj. Nuk duhet të jemi vëzhgues. Këtë e shohim nga kaptina el - A'raf! Duhet të tregojmë se Islami neve na ka bërë të lumtur!

Nuk ka ekzistencë, as krenari pa Islam. Pa këtë fe nuk paraqesim asgjë.
Omeri r.a. ka thënë: "Në ishim populli më i nënçmuar, por Allahu me këtë fe na dha krenari dhe fuqi dhe kurdo që kërkojmë krenari përveç Allahut, Allahu do të na përul dhe dobësojë!" /mesazhi.com/

Përktheu dhe përshtati: Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.