MЁNYRA E ABDESIT

 
Tė lirė e pa liri! PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Valbona Kelmendi   
e mėrkurė. 09 nėntor 2011
 Përderisa janë të gatshëm t’i respektojnë ligjet që e qeverisin vendin, të gjithë duhet të jenë të lirë të gëzojnë edhe të drejtën e lirisë së tyre fetare duke e institucionalizuar brenda protokollit dhe planprogramit arsimor laik.




Islami dhe ithtarët e tij veten e konsiderojnë si të përkushtuar ndaj detyrës për të vendosur një rend të drejtë e të paluhatshëm njerëzor. Ata këtë përkushtim e shohin si përgjigje të vetme të qëndrueshme ndaj gjendjes (së vështirë) aktuale për dy shkaqe:

  1. për shkak se kjo është mënyra se si mund t’i shprehet bindje All-llahut, i Cili të gjitha qenieve njerëzore ua ka urdhëruar bindjen ndaj Tij, si dhe t’i organizojnë punët e tyre e ta rregullojnë jetën e tyre në drejtësi dhe vëllazëri përgjegjëse, dhe
  2. për shkak se kjo është mënyra e vetme për ta shpëtuar njerëzimin nga gara e pafund dhe vuajtja e pakuptimtë në të tashmen dhe nga shkatërrimi i pashmangshëm në të ardhmen.

Ky përkushtim i myslimanëve ndaj këtij rendi, të punuarit për të dhe të flijuarit në realizimin e tij vlerësohet si pjesë përbërëse e virtytit të lartë, e devotshmërisë dhe shenjtërisë. Përkushtimi i Islamit ndaj paqes dhe për paqen është absolut, universal dhe gjithëpërfshirës.
Madje kërkon nga të gjithë popujt e kombet që të futen apo konvertohen në mbretërinë e paqes, kurse ithtarëve të vet u urdhëron ta bëjnë këtë me entuziazëm.


Të gjithë njerëzit (popujt) gëzojnë liri të plotë që t’i edukojnë fëmijët e tyre ashtu siç duan ata vetë dhe t’ua rregullojnë jetën në përputhje me udhëzimet e ndërgjegjeve të tyre të formuluara, të institucionalizuara dhe të interpretuara nga religjioni me të cilin ata e identifikojnë veten. Kurse në vendin tonë këtë nuk e gëzojmë, dhe merret si arsye se kushtetuta nuk e lejon.

Kjo e padrejtë sikur po i nxit edhe më shumë ithtarët e Islamit që sa më shpejt ta vendosin një rend të drejtë  në vendin e tyre, përderisa e konsiderojnë veten të barabartë me gjithë popujt e tjerë, e duan lirinë e tyre dhe lëvizjen e lirë.

Më qartë, kjo na jep të kuptojmë më shumë se, njerëzve nuk duhet t’u kufizohet liria e tyre, ata duhet të jenë të lirë të gëzojnë atë që iu lejohet e që e gëzojnë edhe popujt e tjerë.

Përderisa janë të gatshëm t’i respektojnë ligjet që e qeverisin vendin, të gjithë duhet të jenë të lirë të gëzojnë edhe të drejtën e lirisë së tyre fetare duke e institucionalizuar brenda protokollit dhe planprogramit arsimor laik. Krahas kësaj, duhet t’iu ipet e drejta e cila iu takon për zotërim të vendeve të caktuara profesionale shtetërore, e jo të pengohen, izolohen e bojkotohen vetëm pse lëshojnë mjekërr e femrat pse mbajnë mbulesë.

Të gjitha këto, nuk janë më të vjetra se një gjysmë shekulli e as sa qeveritarët e drejtimit të këtyre institucioneve, këto duhet të rregullohen me drejtësi njëherë e përgjithmonë.


Zgjedhja e religjionit dhe profesionit apo e punës është një e drejtë e pacenueshme në rendin e ligjin global, siç është edhe e drejta e individit për pasurinë e tij dhe liria e tij t’i lëvizë ato pasuri e prona ku të dëshirojë.
 

Liria e një personi nuk guxon të pengohet, përveç në rastet ku ushtrimi i asaj lirie paraqet një shkelje apo agresion ndaj ligjit apo ndonjë personi tjetër. Andaj një rend i vërtetë me administrim të qëndrueshëm demokratik i cili duhet të jetë në harmoni me gjendjen reale në mbarë botën, sikur nuk njihet aspak nga qeveritarët tanë në sferën e kësaj të drejte fetare, të drejtë të cilën e kërkojnë këmbulësisht komuniteti religjioz shumicë i vendit e që për dhënien e kësaj të drejte duhet që aparati shtetëror ta ketë si pikë të rendit të ditës në protokollin e tyre parlamentar e jo të hesht para saj ose të shtiret se nuk po ndodh asnjë pakënaqësi prej këtij komuniteti.

Përderisa të gjithë jemi të barabartë para ligjit, atëherë duhet t’i kemi të drejtat e barabarta për mundësi të njëjta për shkollim dhe punësim. Dallimin e vetëm duhet bërë vetëm në bazë të intelektit dhe diturisë, të punës dhe prodhimit, me anë të virtytit e veprimit të drejtë.

Meqë drejtësia është e lirë, proceset e saj të papenguara, ndërsa vendimet e saj të menjëhershme për ekzekutim, çdo qytetar i botës mund të jetë i sigurt se të drejtat e tij janë të shenjta. Mbi të gjitha, çdo qytetar do të sigurohej se drejtësia është e mundshme, se ajo me të vërtetë është e arritshme. Andaj nuk duhet as të mendohet që realizimi i drejtësisë t’i shoh ligjet e drejtësisë të pazgjidhshme e as t’i bëj ato të tilla sikurse që po ndodh në popullin tonë, më konkretisht ndaj komuniteteve religjioze. Ngase në ligjin e gjyqit, në shkeljen e betimit dhe dëshmimin e rrejshëm do të tërheqin mbi vete ndëshkimin e ashpër të statusit legal gjyqësor i cili është i obliguar për proces të drejtësisë.

Sidoqoftë, për viktimën (në këtë rast komunitetet religjioze) e padrejtësisë nuk ka garanci më të vlefshme nga ana shtetërore se, përkundër padrejtësive që i bëhen, drejtësia të jetë aty për atë që e kërkon.

Në vend të përfundimit zë vend verseti kur’anor i cili thotë:
 

“Ata që lexojnë librin e All-llahut, e falin namazin dhe nga begatitë që Ne u kemi dhënë japin fshehtazi e haptazi, ata shpresojnë në një fitim që kurrë nuk humbet.” (Fatir: 29).

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.